Flash News

E-TJERA

Nga Ina Rama tek Ardian Hajdari, kush janë gjyqtarët e hetimit disiplinor për Luan Dacin

Nga Ina Rama tek Ardian Hajdari, kush janë gjyqtarët e hetimit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar sot procesin disiplinor ndaj gjyqtarit të KLGJ-së Luan Daci. Kërkesa është bërë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Nga hedhja e shortit është zgjedhur gjyqtar hetues i kësaj çështjeje Ardian Hajdari, ndërsa anëtare të Komisionit Disiplinor  Albana Shtylla dhe Ina Rama.

Luan Daci u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 12 muaj shërbim prove, vendim i lënë në fuqi dhe nga apeli i GJKKO-së, pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.

Luan Daci u hetua nga SPAK pas denoncimit të kryer nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Një kallëzim i dytë për të njëjtën vepër penale u dorëzua ndaj tij ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla.

Prej korrikut 2020, ai është pezulluar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në pritje të vendimit të formës së prerë.

Të fundit