Flash News

E-TJERA

Nga ish-demokratët te ‘opozita parlamentare', cilat janë forcat e reja politike që pritet të garojnë në zgjedhjet e 2021-shit

Nga ish-demokratët te ‘opozita parlamentare', cilat janë
Foto ilustruese


Pothuajse është bërë një traditë. Kurdoherë që ka zgjedhje në Shqipëri, krijohen parti të reja. Vjeshta e 2020 solli në skenën e politikës shqiptarë forca të reja që synojnë të bëhen pjesë e garës. Nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë koalicioni mes tyre në garën e 25 prillit.
Partitë e reja:
Bindja Demokratike, një parti e themeluar nga ish- nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi. Kjo nismë e disa prej figurave të së djathtës “u zyrtarizua” rreth një vit më parë. Patozi është shprehur pro një gare të përbashkët me partitë e reja, ku ka theksuar se kauza e tyre është ndryshimi dhe jo rrotacioni.

Nga ish-demokratët te ‘opozita parlamentare', cilat janë
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli prezantoi forcën e re politike "Lëvizja për ndryshim". Topalli tha se kjo lëvizje është iniciativë e një grupi të rinjsh dhe pedagogë, mjekë, botues, sipërmarrës. Ajo mohoi se do të bëjë koalcion me tre partitë më të mëdha, ndërsa Patozi konfirmoi pak kohë më parë se do të garojë me një listë të përbashkët me partinë e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli.

Nga ish-demokratët te ‘opozita parlamentare', cilat janë
Deputët e opozitës në Parlament si Myslim Murrizi, Halit Valteri dhe të tjerë kanë krijuar tashmë partinë e re të quajtur Lëvizja Demokratike Shqiptare. Murrizi e cilësoi këtë një parti që në përbërje të saj nuk ka ish-komunistë dhe ish-sigurimsa, duke theksuar se partia e re do të garojë vetëm më lista të hapura në çdo qark.

Nga ish-demokratët te ‘opozita parlamentare', cilat janë

Nisma Thurje është partia më e re në skenën politike, drejtues i së cilës është vendosur Endri Shabani. Pjesë e kësaj force politike është edhe deputetja e opozitës Rudina Hajdari. Kjo e fundit ka thënë prerë se partia në të cilën bën pjesë do shkojë në zgjedhje me siglën e saj, duke përjashtuar koalicionet.

Nga ish-demokratët te ‘opozita parlamentare', cilat janë
Edhe Lëvizja Vetëvendosja e Kosovës, me në krye Albin Kurtin mendohet se do të angazhohet si parti e re në Shqipëri, në zgjedhjet e 2021-shit. Përfaqësuesi i saj në Shqipëri, Arbër Zaimi ka sinjalizuar shndërrimin në parti politike dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.

Nga ish-demokratët te ‘opozita parlamentare', cilat janë
Në verën e 2020-ës, ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu paralajmëroi krijimin e një forcë e re me emrin ‘Poli i Tretë’, por që nga ai moment nuk ka patur më asnjë reagim lidhur me këtë çështje.
Drejtuesit e partive të reja i kanë mohuar akuzat se i shërbejnë fitores së Partisë Socialiste, duke theksuar nevojën e një fryme të re politike në vend.

Nga ish-demokratët te ‘opozita parlamentare', cilat janë

Të fundit