Flash News

E-TJERA

Nga ish-të përndjekurit dhe personat me aftësi ndryshe te fermerët/ Sa para ka planifikuar shteti për këto kategori në 2022-shin

Nga ish-të përndjekurit dhe personat me aftësi ndryshe te

Pagesat drejtpërdrejtë për individ dhe familje nga Buxheti i Shtetit për vitin 2022 janë planifikuar në nivelin 34.7 miliardë lekë. Pesha që këto shpenzimet zënë ndaj totalit buxhetor është 5.45 %.

Konkretisht në Buxhetin e Shtetit janë planifikuar për mbështetje kategori individësh si vijon: persona me aftësi të kufizuar, individët me ndihmë ekonomike, fermerët, të përndjekurit politikë, bonusi i bebeve, etj.

Për këtë vit, për ish-të përndjekurit politikë është planifikuar fondi prej 1 miliardë lekësh dhe përfitues janë 7300 individë. Ndërsa për personat me aftësi të kufizuara, që llogaritet të jenë 167 mijë, është planifikuar një fond prej 16.99 miliard lekësh.

Nëse bëjmë një mesatare sa përfiton çdo individ në muaj, na rezulton 8 478 Lekë. Ndihma Ekonomike për 2022 është planifikuar 6.24 miliardë lek për 67 mijë familje dhe individë përfitues në nevojë.

Për Bonusin e Bebeve është planifikuar një fond prej 2.2 miliardë lekë, me 35 mijë përfitues për 2022. Janë parashikuar 200 milion për financim e shërbimeve të reja sociale dhe 120 milion lekë janë planifikuar  për punësimin e rreth 200 personave nga grupet e pafavorizuara në ndërmarrjet sociale.

Fondi i parashikuar për fermerët është 2.25 miliardë lekë. Për vitin 2022, nga skema kombëtare, pritet të përfitojnë subvencione rreth 4800 fermerë dhe nga skema e rimbursimit të naftës pritet të përfitojnë rreth 17 500 fermerë.

Në buxhetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë 1.32 miliardë lekë për strehimin dhe 900 milion lekë për tregun e punës. Këto janë shifrat e publikuara nga “Open Data Albania” për grantet kryesore të planifikuara për këtë vit.

Të fundit