Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Klodian Rasha te rapsodi i njohur, vrasjet e bujshme që tronditën vendin gjatë 2020-ës

Atentate të mirëorganizuara, vrasje mafioze dhe me paramendim. Ky vit që sapo lamë pas, është dominuar nga ngjarje të rënda, që kanë tronditur mbarë opinionin publik.
Gjatë 2020-ës janë shënuar sërish një rekord ngjarjesh kriminale, ndonëse tre muajt e vitit vendi u izolua për shkak të pandemisë Covid-19.
Atentatet për larje hesapesh apo gjakmarrje, nisën vetëm një javë pas ndërrimit të viteve. Mëngjesin e 7 janarit, në qendër të Rrëshenit ekzekutohet me një plumb në zemër Kastriot Reçi në sy të një fëmije të mitur.

Vrasja e Reçit, pasoi me një tjetër atentat, tashmë të zhvendosur në Tiranë. Mbrëmjen e 15 Shtatorit, kryeqyteti u trondit nga një shpërthim i fuqishëm tritoli. Presona ende të paidentifikuar kishin vendosur lëndë plasëse në mjetin me të cilën udhëtonte Preng Gjini. Për pasojë ai mori plagë të rënda në trup, ndërsa dy kalimtarë të rastit mbetën të dëmtuar. Hetuesit kanë dyshime se këto vrasje kanë lidhje me njëra-tjetrën, ngjarje që në 5 vitet e fundit kanë shkaktuar 5 viktima mes dy fiseve.
Në 10 janar vritet me shkop druri Enkeleda Capoku në paskuqan nga kunati Eredet Çapoku.
Më 17 Janar, në Kamëz rrëmbehet Jan Prenga. Pas disa javësh hetimesh, policia tha zyrtarisht se ai ishte vrarë.

***
Në 2 shkurt Manjola Çuko, 33 vjeçe u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Lulzim Çuko.
Tri javë më vonë, Esmeralda Filopati, 36 vjeçe së bashkë me vëllain e saj 34-vjeçar u qëlluan me breshëri automatiku në Kodër Rrëshen të Mirditës nga ish-bashkëshorti i së ndjerës.

Pa kaluar ende 24 orë nga vrasja në Rrëshen, në qytetin e Durrësit Hajdie Tosuni, 59 vjeçe u vra nga bashkëshorti i saj Ruzhdi Tosuni. Shkak i vrasjes duket se kanë qenë mosmarrëveshjet mes çiftit.
Mbrëmjen e një marsit mbetën të vrarë me kallashnikov në Durrës Dorjan Shkoza 35 vjeç, ish i dënuar me 8 vjet burg për drogë dhe Anxhelo Avdia.

14 mars, Shkëlqim Halili 50-vjeç vret nipin, djalin e vëllait Julian Halili 41-vjeç në derë të shtëpisë në Fushë-Krujë.
Sherri për dritën e shkallës do të trondiste qytetin e Korçës mbrëmjen e 23 prillit, kur autoritetet sapo morën vendim për daljen nga karantina. Apostol Bozhgolli ekzekutoi me thikë fqinjin e tij Petrika Treska, 67 vjeç.
4 ditë më pas vendi u trondit me 2 ngjarje të rënda ku u morën katër jetë.
Kol Murrani rapsod i njohur në Lezhë dhe Preng Simoni miq me njëri-tjetrin u ekzekutuan nga breshëria e automatikut teksa kishin shkuar për vizitë në banesat e tyre në fshatin Lalm Lukaj.

Po në të njëjtën ditë një atentat mafioz u shënua në Durrës. Tek tregu i makinave dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me breshëri automatiku ndërsa ngjarja u zbardh brenda pak ditëve me arrestimin e Altin Ndocit dhe Klevis Allës, të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Konfliktet për pronën do të prodhonin sërish viktima. I tillë është dhe rasti i Ramadan Çelës i cili u vra në mënyrë makabre më 11 maj nga kushëriri Hamza Çela, që fill pas ngjarjes ra në prangat e policisë.
Në 24 maj vritet Kristian Breshanaj 25 vjec. Ai ishte djali i shefit të reanimacionit në spitalin e Vlorës. I riu kishte 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika.
Vendi nuk do të gjente qetësi. Një tjetër atentat mafioz mbrëmjen e 30 majit në qytetin e Laçit. Në një hotel u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërsa gjatë shkëmbimit me armë zjarri njëri nga autorët, tashmë në pranga, mbeti i plagosur.

31 maj vritet Ylli Lucaj 65 vjec, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë, por gjatë kohës së komunizmit kishte qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Ai u dyshua se u vra nga kultivuesit e drogës nga frika se mos i spiunonte.
Mbrëmjen e 4 qershorit pranë banesës së tyre u ekzekutuan Gramoz dhe Xhontil Bardhi.

Në Tiranë, mbrëmjen e 11 qershorit u ekzekutua me breshëri automatiku Hekuran Billa. Burgimit përjetë për vrasjen në Angli 14 vite më parë e Prel Markut, 40-vjeçari ia kishte hedhur duke korruptuar drejtësinë duke fituar lirinë më janar 2019. Viktor Marku, i arrestuar, dyshohet se mori hakun e vëllait të tij, në një atentat që bashkëpunëtor pati edhe nipin, Sebastian Malin.

20 korrik në Elbasan vritet me armë Emiljano Ramazani, 39 vjeç. 9 ditë më vonë, u godit më shumë se 20 herë me thikë Regis Runaj, 23 vjec duke mbetur i vdekur dhe më pas trupi u hodh pranë varrezave të Elbasanit.
I riu ishte mik i Emiljano Ramzanit, i cili u vra 10 ditë më parë po në Elbasan, i skeduar nga policia lokale si shpërndarës i lëndëve narkotike.

Ndërkohë po në Elbasan në 30 korrik mbeti i vdekur Florian Lamçja 40 vjeç pas një konflikti me shishe në një lokal me Adriano Hajdarin 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktarin 34 vjeç, ky i fundit dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
Gjatë muajit gusht mbeti i vrarë taksisti 71-vjeçar, Abdulla Budlla, vrasja e Gëzim Saraçit në Gjirokastër si edhe krimi horror në Pogradec ku, Olsi Çekiçi që njihej si përdorues u rregullt i lëndëve narkotike vrau nënën e tij Firdes Çekiçi , një skenë tipike e një filmi horror, duke i prerë kokën dhe më pas e vari tek porta e shtëpisë.
15 shtator, 33-vjçari Klevis Kapllani nga Rrogozhina u gjet i vrare me 14 plumba brenda në automjetin e tij.
I riu, i cili njihej me dy emra, Bledar dhe Klevis, ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike.
Në 17 shtator vritet Bujar Çela, vëllai i një prej personave të shpallur në kërkim për grabitjen e famshme të Rinasit, Talo Çelës, në zonën e Bradasheshit, pranë qytetit të Elbasanit.

24 shtator, 71-vjeçari Lefter Zhidri vritet nga policia, pas 5 orësh rezistencë duke mos iu bindur thirrjeve për dorëzim. Para se të vritej ai kishte qëlluar mbi forcat RENEA. Konflikti nisi pas debateve që Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave.

Në mes të tetorit, vritet biznesmeni Niko Goro në Himarë, pas konflikteve për pronësinë. Policia arrestoi rreth një orë pas krimit autorin, Kliti Leka, 53 vjeç.
27 nëntor Klodian Kola 27 vjeç qëlloi pa dashje me çifte shokun e tij, Elidon Basha me të cilin kishte dalë për gjah.
Një ditë më vonë, vritet 46 vjeçari Ridvan Hyseni në Shkodër, për motive të dobëta.
Në mbyllje të vitit, dhjetori u shoqërua me ngjarje të shumta që çuan edhe ndryshime në qeveri.
27-vjeçari Beniamin Bezhani u vra me armë zjarri në aksin Orikum-Llogara brenda makinës së tij në 1 dhjetor. I riu ishte kthyer në Shqipëri pak kohë para atentatit në Shqipëri, pasi kishte përfunduar dënimin në Itali, ku ishte dënuar për trafik droge.
Katër ditë më vonë, ekzekutohet me plumb në zemër efektivi i FNSH-së në Lezhë, Xhulio Prela.

Në të gdhirë 8 dhjetori, dita e rinisë, si për ironi vritet 25-vjeçari Klodian Rasha. Kjo ngjarje do të shkaktonte mjaft trazira, deri në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ejë efektiv i forcave speciale të policisë hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje të riun, pranë banesës së tij në zonën e Laprakës, kur ishte ora policore e ndalim qarkullimit si masë kufizuese anti Covid.
Ngjarja ngjalli revoltë, duke sjellë për një javë rresht protesta fillimisht të shoqëruara me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hyrë brenda Kryeministrisë, zjarr pemëve të Krishtlindjes si edhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38