Flash News

E-TJERA

Nga Kolumbia në Portin e Durrësit, SPAK liron ekuipazhin e anijes ku u gjetën 59 kg kokainë

Nga Kolumbia në Portin e Durrësit, SPAK liron ekuipazhin e anijes ku u

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë të lirë ekuipazhin e anijes që erdhi nga Kolumbia në Portin e Durrësit, ku edhe u sekuestruan 59 kg kokainë brenda qymyrit që transportohej.

Ekuipazhi i anijes përbëhej nga 7 filipinezë, 4 rus dhe 1 ukrainas, të cilët tashmë mund të largohen nga vendi, pas verifikimeve të kryera në lidhje me ngarkesën e lëndës narkotike.

Më 17 maj u kapën 53 pako me kokainë në portin e Durrësit, të ndara në 2 çanta.

Lënda narkotike është gjetur në një anije qymyri ‘Unistream’, që transportonte 6 500 ton qymyr, ndërsa kokaina është gjetur në hambar në mes të qymyrit.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor.

Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet lënda narkotike.

Të fundit