Flash News

E-TJERA

Nga Komani në Ksamil janë bllokuar 26 mjete lundruese, u shpëtuan 28 persona

Nga Komani në Ksamil janë bllokuar 26 mjete lundruese, u shpëtuan

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë vijuar operacionin në kuadër të sezonit turistik për siguronë e pushuesve nga veriu në jug të vendit, duke bllokuar përgjatë javës 26 mjete lundruese.

Policia njofton se 11 prej tyre janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Ndaj, drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100 000 lekësh secili.

"Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po vijojnë intensivisht monitorimin e hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë kësaj jave, janë kontrolluar 414 mjete lundruese, nga të cilat 26 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Konkretisht: 16 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

11 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100 000 lekësh secili.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 28 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 9 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese:

Mos shkelni perimetrin e sigurisë;

Lundroni vetëm në zonat e lejuara;

Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit", njofton policia. 

Të fundit