Flash News

E-TJERA

Nga koncerti në sheshin “Skënderbej” te restorantet/ Si do të festohet ndërrimi i viteve në Tiranë

Nga koncerti në sheshin “Skënderbej” te restorantet/ Si do

Festat e fundvitit janë më të dashurat për shqiptarët dhe jo vetëtm. Ky vit i gjen qytetarët më të lirë për të festuar, pasi ndryshe nga shumë shtete të tjera, në Shqipëri nuk pati shtrëngim të masave. Madje për natën e ndërrimit të viteve u vendos të mos kishte as orë policore.

Dritat vezullojnë jo vetëm në familjet e shqiptarëve, por edhe qytetet janë përgatitur për të pritur vitin e ri. Në kuadër të kësaj feste janë organizuar aktivitete të ndyshme, por ne do të ndalemi tek ato që do të mbahen në kryeqytet.

Organizimet për festat e fundvitit kanë nisur ditët e para të dhjetorit me vendosjen e dritave, pemës dhe “Fshatit  të Festave” në sheshin “Skënderbej”.

Shtëpizat e vogla, tendat me produkte të ndryshme dhe këndet e lojrave i dhanë tjetër atmosferë dhjetorit të festave. Sheshi “Skënderbej” ishte destinacioni i preferuar i qytetarëve në këtë muaj të ftohtë.

Këtë vit do të rikthehet dhe koncerti i natës së ndërrimit të viteve. Politiko ka kontaktuar me Bashkinë Tiranë dhe ka mundur të sigurojë emrat e disa prej artistëve që do të ngjiten në skenë për t’iu dhuruar qytetarëve një spektakël.

Alban Skënderaj, Elvana Gjata, DJ të ndryshëm, etj, do të performojnë natën e ndërrimit të viteve në Tiranë. Ndërsa artistë si Fifi, Urban Band, Lynx, Venera Lumani dhe Lind Islami janë këngëtarët që kanë performuar gjate koncerteve që janë zhvilluar mbrëmjet e ditëve të fundit të vitit.

Menjëherë pas "count down-it” tradicional deri në ardhjen e vitit të ri, Bashkia Tiranë ka planifikuar dhe një spektakël fishekzjarresh. Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në datën 1.

Duke qenë se organizimet nisën që në ditët e para të dhjetorit, disa nga aktivitetet që u zhvilluan përgjatë gjithë muajit ishin: Shfaqjet për fëmijë te “Teatri i Kukullave”, koncerti i Krishtlindjeve, filma të njohur në kinema dhe shfaqje teatrale.

Ndryshe nga viti i kaluar, qytetarët do mund të festojnë në restorante apo bare pas mesnate. Nga një vështrim që i është bërë faqeve të restoranteve të kryeqytetit dhe jo vetëm, qytetarëve iu ofrohen paketa të ndryshyme.

Ato përfshijnë ushqim tradicional ose modern dhe muzikë live. Paketat kanë çmime të ndryshme, duke nisur nga 30 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu ofrojnë lojra me animatorë dhe dhurata të vogla për vogëlushët. Lokalet e natës do të hapin dyert për të rinjtë që festojnë pas mesnatës me grupet shoqërore.

 

Të fundit