Flash News

E-TJERA

Nga koncerti te restorantet, si do të festohet ndërrimi i viteve në Tiranë

Nga koncerti te restorantet, si do të festohet ndërrimi i viteve

Festat e fundvitit ndryshuan atmosferën për shqiptarët, pas një viti të zymtë që u shoqërua me një krizë ekonomike. Tirana është qyteti, ku atmosfera e festave ndihet më shumë. Organizimet për festat e fundvitit nisën ditët e para të dhjetorit me vendosjen e dritave, pemës dhe “Fshatit të Festave” në sheshin “Skënderbej”.

Edhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si çdo vit ofroi një pamje festive me reflektimin e dritave dhe zbukurimet e tjera të vendosura përgjatë tij.

Nga koncerti te restorantet, si do të festohet ndërrimi i viteve

Nga koncerti te restorantet, si do të festohet ndërrimi i viteve

Nga koncerti te restorantet, si do të festohet ndërrimi i viteve

Nga koncerti te restorantet, si do të festohet ndërrimi i viteve

Nga koncerti te restorantet, si do të festohet ndërrimi i viteve

Nata e ndërrimit të viteve do të shoqërohet me një koncert, ku do të performojnë artistët më të mirë të Shqipërisë. Koncerti që do të mbahet në Parkun Olimpik do të bëjë bashkë artistët më në zë si Elvana Gjata, Yll Limani, Dafina Zeqiri, Alban Skenderaj, Mc Kresha dhe Lurical Son.

Koncerti do të nisë në 23:30 dhe pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. Menjëherë pas "count doën-it” tradicional deri në ardhjen e vitit të ri, Bashkia Tiranë ka planifikuar dhe një spektakël fishekzjarresh. Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në datën 1.

Duke qenë se organizimet nisën që në ditët e para të dhjetorit, disa nga aktivitetet që u zhvilluan përgjatë gjithë muajit ishin: Shfaqjet për fëmijë te “Teatri i Kukullave”, koncerti i Krishtlindjeve, filma të njohur në kinema dhe shfaqje teatrale.

Jo të gjithë njerëzit zgjedhin ta festojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpi. Ndaj restorantet organizojnë një festë, ku përveç ushqimit, ofrojnë edhe argëtim.

Pas një vëzhgimi në rrjetet sociale, kemi parë se të gjitha restorantet ofrojnë një menu te pasur, por që në fokus është tradicionalja, muzikë live dhe lojëra për fëmijët. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë çmimet e paketave janë më të larta, nisur nga shtrenjtimi i kostove. Nëse vitin e kaluar paketat për person nisnin nga 30 mijë lekë të vjetra, këtë herë përgjithësisht fillojnë nga 50 mijë lekë.

Të fundit