Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Ekspertët e ekonomisë dhe prodhuesit rekomandojnë se vëmendja e qeverisë duhet të rikthehet në konsolidimin e industrisë përpunuese ushqimore dhe të hidrokarbureve me qëllim krijimin e barrierave mbrojtëse nga pasiguritë globale. Masat që rekomandojnë për të shpëtuar ekonominë nga krizat e luftës…
Kostot e luftës në Lindjen e Mesme, brenda pak javësh, për ekonominë shqiptare vijojnë të jenë të pashmangshme. Në tregun e pakicës, pas rritjes së çmimit të naftës me 22%, edhe importuesit e vajit të lulediellit kanë paralajmëruar shtrenjtim prej rreth 8% për furnizimet me shumicë të supermarketeve dhe marketeve të vogla.
Rritje nga 10 deri 30-50% kanë pësuar edhe plehrat kimike që përdoren në bujqësi sipas fermerëve. Duke nisur nga muaji maj, edhe prodhuesit vendas të detergjentëve paralajmërojnë rritje çmimesh për furnizimet e tregtisë me shumicë në vend, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare deri në 22%.
Por përmes cilëve mekanizma mund të zbutet ndikimi i inflacionit të çmimeve në Shqipëri sa herë që në botë shpërthejnë konflikte? Sekretari i përgjithshëm të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve, Arben Shkodra, rekomandon se në afatgjatë, Shqipëria duhet të ndërmarrë politika që e bëjnë ekonominë më pak të cenueshme nga krizat e jashtme.
Ai thekson se përparësi mbetet rritja e prodhimit vendas përmes konsolidimit të industrisë përpunuese dhe zbatimit të një strategjie për zëvendësimin e importeve aty ku vendi ka avantazh, si në perime, fruta, bulmet, bimë mjekësore, përpunim ushqimor dhe disa nënsektorë të blegtorisë.
“Në thelb, mbrojtja e vërtetë ndërtohet përmes rritjes së produktivitetit dhe përpunimit në vend, krijimit të zinxhirëve të furnizimit më të shkurtër dhe të diversifikuar, si dhe ngritjes së rezervave strategjike. Vetëm në këtë mënyrë, prodhimi vendas mund të shndërrohet nga një burim furnizimi në një instrument real për stabilitet ekonomik”, pohon z. Shkodra.
Mbrojtja – Arben Shkodra
“Në thelb, mbrojtja e vërtetë ndërtohet përmes rritjes së produktivitetit dhe përpunimit në vend, krijimit të zinxhirëve të furnizimit më të shkurtër dhe të diversifikuar, si dhe ngritjes së rezervave strategjike. Vetëm në këtë mënyrë, prodhimi vendas mund të shndërrohet nga një burim furnizimi në një instrument real për stabilitet ekonomik. Përparësi mbetet rritja e prodhimit vendas përmes konsolidimit të industrisë përpunuese dhe zbatimit të një strategjie për zëvendësimin e importeve aty ku vendi ka avantazh, si në perime, fruta, bulmet, bimë mjekësore, përpunim ushqimor dhe disa nënsektorë të blegtorisë.”
A mund të rikthehen rafineritë e përpunimit të vajit të lulediellit?
Shtrenjtimi i lëndëve djegëse për rafineritë e përpunimit të vajit të lulediellit jashtë dhe tarifat për transport kanë sjellë që gjatë muajit mars, importuesit vendas të shtrenjtojnë çmimin e shitjes me shumicë të vajit ushqimor nga 7-8%.
Gjatë muajit shkurt, periudhë para fillimit të luftës në Lindjen e Mesme, sipas importuesve, vaji i lulediellit tregtohej me çmim shumice nga 176 deri në 178 lekë për litër. Duke nisur nga java e tretë e muajit mars, importuesit pohojnë se kanë qenë të detyruar ta rrisin çmimin me rreth 5 lekë për litër, duke e çuar 182 deri në 183 lekë për litër.
Nga fillimi i javës së fundit të muajit mars, importuesit e vajit të përpunuar që ambalazhohet në vend, thonë se do të ketë edhe një tjetër shtrenjtim të çmimit me 7 lekë të tjera për litër. Pas këtyre rritjeve, çmimi më shumicë i vajit ushqimor arrin 190 lekë për litër.
Një prej importuesve të vajit të lulediellit shpjegoi për “Monitor” se shkak i shtrenjtimit të çmimit është rritja e çmimit të produktit nga fabrikat prodhuese dhe e tarifave të transportit.
“Prodhuesit e vajit në Hungari nga ku furnizohet Shqipëria kanë shtrenjtuar çmimin e shitjes së produktit, për shkak të rritjes së kostove nga karburanti dhe lëndët djegëse që përdorin rafineritë. Vetëm nga shtrenjtimi i lëndëve djegëse, çmimet e furnizimeve janë rritur 1.5 lekë për litër.
Pas nisjes së luftës ka pasur shtrenjtim të ndjeshëm edhe për tarifat e transportit. Nëse gjatë muajit shkurt, paguhej tarifa nga 140 deri në 160 USD për transportin e 1 ton vaj, pas fillimit të luftës tarifa e transportit arriti në 200 USD për ton. Kjo e shtrenjton edhe 1 lekë tjetër për litër vajin e importuar.”
Ashtu si edhe në vitin 2022, ku për shkak të luftës në Ukrainë (ku çmimet e shitjes së vajit me shumice arritën nivele rekord nga 340 deri në 430 lekë për litër), mungesa e prodhimit të vajit ushqimor vendas tregoi më së miri se ekonomisë shqiptare i mungoi amortizatori kryesor për të frenuar inflacionin e çmimit.
Shqipëria ka pasur dy rafineri të përpunimit të vajit, fabrikën e kompanisë “Olim” dhe të shoqërisë “Vajra bimore” që tregtonte vajin “Fiol”, por aktualisht asnjë prej tyre nuk importon vaj të papërpunuar (grexho) dhe ta rafinojë atë duke e kthyer në vaj ushqimor. Deri në vitin 2016 shoqëria “Olim” ishte rafinimues e vajit të papërpunuar (grexho) dhe madje për 1 vit (në 2005-n) realizoi dhe cikël të mbyllur. Prej 2016, kompanitë përpunuese janë kthyer në ambalazhues të vajit të përpunuar të importit.
Ish-administratori i kompanisë “PDF sh.p.k.” (kompania pas markës “Olim”), Aredi Sado, gjatë krizës së çmimeve në vitin 2022 pas lindjes së konfliktit në Ukrainë, shpjegoi për “Monitor” se mungesa e prodhimit vendas të farës të lulediellit, kostot e larta të importit, shtrenjtimi i vazhdueshëm i çmimit të energjisë dhe lëndëve të tjera djegëse, si konkurrenca e vendeve të rajonit që rafinojnë me kosto më të lirë ishin arsyet kryesore që fikën dy rafineritë e përpunimit të vajit në vend.
Fabrika e vajit “Olim” tentoi në vitin 2005 prodhimin, rafinimin, magazinimin, paketimin dhe shitjen e vajit të lulediellit dhe të misrit. “Olim” ishte e vetmja fabrikë që për një vit prodhoi vajin e lulediellit përmes ciklit të mbyllur me kapacitet prodhimi 110 tonë vaj luledielli në ditë. “Në Shqipëri nuk ka prodhim të brendshëm të farave të lulediellit. Mungesa e prodhimit është për shkak të fragmentimit të tokës bujqësore dhe subvencionit të ulët për fermerin.
Në Europë, Shqipëria dispononon sipërfaqen më të ulët të tokës të punueshme për frymë. Në kahun tjetër, farat e importuara kishin kosto transporti të lartë. Atë vit, kompania importoi farën e lulediellit nga Serbia, por kostot e larta të transportit ishin një pengesë për këtë”, nënvizoi z. Sado më herët për pengesat e hasura e vazhdimit të ciklit të mbyllur të prodhimit.
Rafineria u fik në 2016, pasi dhe për ciklin e rafinimit të vajit të papërpunuar (grexho), kostot e larta të importit të farës të lulediellit dhe taksat e larta e bënë të paleverdishme.
“Të furnizohesh me vaj grexho dhe ta rafinosh në Shqipëri nuk i leverdis asnjë kompanie shqiptare, pasi jashtë fabrikat janë gjigante dhe kostoja e rafinimit është më e lirë se te ne. Serbia ka kosto më të ulët të vajit të përpunuar, pasi 10% e çmimit të produktit subvencionohet nga shteti. Shqipëria ka pasur dy rafineri të përpunimit të vajit. Asnjë prej tyre nuk importon vaj të papërpunuar (grexho) dhe ta përpunojë atë duke e kthyer në vaj ushqimor”, thekson ish-administratori i kompanisë “PDF sh.p.k”.
Por problemet vijojnë të mbeten të njëjta edhe me krizën e krijuar nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme. Prodhimi vendas nuk mund të rikthehet në jetë vetëm me nismën e kompanive, pa ndërhyrjen e shtetit dhe për rrjedhojë nuk arrin të shërbejë si amortizator.
Drejtues të kompanisë shpjeguan se për Shqipërinë vijon të mbetet e paleverdishme rikthimi i rafinerisë së përpunimit të vajit të papërpunuar të lulediellit. Sipas tyre, problem mbetet kostoja e lartë e lëndëve djegëse, duke qenë se në vend nuk ekziston një rafineri e përpunimit të naftës vendase.
“Kostot e larta të energjisë dhe lëndëve hidrokarbure mbeten një nga problemet kryesore për rikthimin e industrisë së rafinerisë së vajit. Deri sa nafta do të vijojë të jetë një produkt që blihet nëpërmjet bursës, kostot për prodhimin vendas do të vijojnë të mbeten të larta. Pa mbështetje dhe strategji të shtetit një iniciative e tillë, vetëm nga privati nuk mund të rinisë”, pohuan përfaqësues të kompanisë”.
Në të kundërt, për importuesit, masa më efikase afatshkurtër që qeveria duhet të ndërmarrë mbetet dhënia e garancive sovrane me qëllim sigurimin e rezervave të furnizimeve për periudha 3-4-mujore, që të mos ketë luhatje të shpeshta të çmimeve për tregun e pakicës.
Rritja e plehrave kimike deri në 50% alarm për bujqësinë; Fermerët dhe prodhuesit vendas kërkojnë mbështetje
Menjëherë pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme, çmimet e plehrave azotikë për përdorim në bujqësi u rritën deri në 50%.
Alban Çakalli, fermer në zonën e Mamurrasit, e cilëson këtë rritje abuzive, duke argumentuar se furnizimet për sezonin pranveror janë bërë përpara nisjes së konfliktit. Ai paralajmëron se nëse kriza vazhdon, fermerët e vegjël dhe të mesëm do të jenë më të goditurit, të cilët nuk kanë mundësi të mbajnë rezerva dhe varen nga blerjet e shpeshta.
“Disa ditë pasi filloi lufta në Iran, çmimi i plehrave pati rritje të menjëhershme me mbi 100 USD për ton, dhe në disa raste edhe me 300 USD për ton. Kjo rritje ka ndodhur në çmime pakice, sidomos te plehrat azotike. Kjo rritje në Shqipëri ishte më e shpejtë se në vendet e tjera dhe, në vëzhgimin tim, ishte një rritje abuzive, pasi furnizimet për sezonin pranveror janë bërë para luftës.
Nëse lufta në Iran do të zgjasë, rritja e çmimeve të plehrave do të vazhdojë, dhe fermerët e vegjël dhe të mesëm do të jenë më të prekurit. Kjo ndodh për shkak se kjo kategori fermerësh nuk mbajnë rezerva të mëdha vjetore të drithërave dhe ushqimeve të tjera blegtorale, por blerjet i bëjnë javore. Kjo do të favorizojë vetëm fermerët e mëdhenj.
Duke ditur se vendi ynë është i varur nga importi, dhe duke ditur se fermeri shqiptar është lënë në mëshirë të fatit, i pambështetur, prodhimi vendas nuk ndikon në amortizimin e çmimeve.
Në 5 vitet e fundit jemi prekur nga kriza të mëdha dhe duhej të bëheshin mësim, por realisht asgjë nuk kemi mësuar prej tyre. Siguria ushqimore duhet të jetë përparësi kombëtari. Duhet të përcaktohen disa kultura bujqësore strategjike që ndikojnë në furnizim të qëndrueshëm dhe të jenë sa më pak të varura nga ndikimet e jashtme. Fasulja, gruri, misri dhe foragjerët duhet të kenë një ndërthurje në qarkullim bujqësor dhe të mos varemi më nga plehëruesit e importuar, por të bazohemi në një bujqësi të shëndetshme dhe të pavarur.
Prodhimi vendas duhet të jetë i garantuar. Ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme që ky prodhim të shitet me kontrata të rregullta. Mbështetja për fermerin duhet të jetë e fortë; duke e mbështetur atë, kjo reflektohet në uljen e varësisë nga importi. Ulja e varësisë nga importi forcon fermerin, rrit sigurinë ushqimore, zhvillon ekonominë lokale dhe kjo përkthehet në zhvillim kombëtar të qëndrueshëm”.
Nga ana tjetër, përfaqësues të industrisë vendase nënvizojnë rolin stabilizues të prodhimit vendas. Alban Zusi, president i “AZ Group”, thotë se teksa plehrat e importuara janë shtrenjtuar ndjeshëm, prodhuesit vendas kanë mbajtur çmime më të qëndrueshme, madje në disa raste edhe kanë ulur çmimet për të mbështetur fermerët gjatë krizës.
Ai thekson se ndryshe nga importuesit, të cilët shpesh rrisin marzhet për të mbrojtur fitimin në periudha pasigurie, prodhuesit vendas kanë interes të ruajnë klientelën dhe të garantojnë vazhdimësinë e prodhimit, duke ndarë kostot e krizës me fermerët.
“Situata e krizës aktuale është prova më e mirë e avantazheve që sjell industria vendase. Ndërkohë që të gjithë plehrat e importuara nga jashtë janë rritur me 30–50%, e vetmja industri prodhuese në vend, ‘AZ Group’, ka rritur vetëm me 5% çmimin e saj për plehëruesin organik bazë të bujqësisë ‘AZ Fert’ dhe, në kah të kundërt me tendencën dhe për të mbështetur fermerët në këtë situatë krize, ka ulur me 20% çmimin për një produkt tjetër të saj ‘Nutriviv Amino 50’, i cili është veçanërisht i domosdoshëm pikërisht në këtë moment që është edhe faza fillestare e mbjelljeve. Një produkt i prodhuar, falë edhe investimeve inovative të kryera së fundmi.
Kjo është sjellje karakteristike në fakt e prodhuesve kudo në Europë me klientelën e tyre të afërt: ata bëhen aleatë me konsumatorin e tyre të përditshëm në momente krize, pasi industria nuk mundet të ndërrojë destinacion apo natyrën e prodhimit ndaj bën çdo përpjekje ta mbrojë blerësin vendas.
Krejt ndryshe është sjellja e importuesve. Në raste krize, edhe një rritje prej 10% në blerje në vendin e origjinës, ata kanë tendencën ta përkthejnë në 20% në shitje për shkak të instinktit mbrojtës nga vazhdimi i rritjes së çmimit në origjinë. Në kushtet që ata bëjnë blerje të mëdha e periodike, ata menjëherë vendosin marzhe të larta “për të qenë brenda”, gjë që nuk ndodh me prodhuesin vendas, i cili ndjek në mënyrë ditore ecurinë e tregut dhe sensibilitetin e konsumatorit.
Në fund të fundit importuesi, edhe po i ranë paksa shitjet, nuk shqetësohet; thjesht ul sasinë e importuar ose kërkon për një produkt tjetër alternativ, por marzhin e fitimit nuk e prek. Ndërsa industria vendase nuk mund të lejojë që t’i ulen shitjet, pasi do të detyrohet të ulë prodhimin, çka do t’i shkaktonte menjëherë rritje të kostove të përgjithshme e rrjedhimisht rritje të kostos për njësi. Industria vendase nuk mundet as të ndërrojë teknologji si importuesi furnitorin dhe rrjedhimisht prodhuesi vendas nuk i thotë fermerit “ky është çmimi, merre ose lëre”.
Ai bën çdo përpjekje për ta ndarë krizën me fermerin dhe për ta bërë fermerin të vazhdojë të punojë tokën e të jetë i qëndrueshëm në treg. Për këtë arsye duhet sa më parë të nxisim prodhimin vendas dhe të ulim varësinë nga importet.
Nisur nga situata, prodhuesit vendas të sektorit të prodhimit të plehrave kërkojnë masa konkrete nga qeveria dhe Ministria e Bujqësisë për të nxitur prodhimin vendas të plehrave, veçanërisht atyre organike. Presidenti i “AZ Group”, Alban Zusi, thotë se investimi në riciklimin e mbetjeve organike dhe industrializimi i këtij procesi mund të ulë ndjeshëm varësinë nga plehrat kimike dhe të reduktojë kostot për fermerët.
“Masa që duhet të marrë me urgjencë Ministria e Bujqësisë dhe qeveria shqiptare është nxitja e prodhimit vendas të plehrave, e kryesisht atyre organike, përmes procesit të industrializimit të riciklimit të çdo produkti organik me origjinë shtazore apo vegjetale.
Në këtë mënyrë, rritja e prodhimit vendas të plehëruesve organikë do të ulë me të paktën 20% nevojën për plehra kimike, me 50% përdorimin e pesticideve (për shkak të rritjes së imunitetit të bimëve nga plehërimi organik) dhe uljen e kostos së inputeve për fermerët, pasi prodhimi i tyre në vend pa diskutim që do të rezultojë me kosto më të ulët.
Por si fillim, për të rrëzuar barrierat e fermerit te produkte të reja e për më tepër vendase, është e nevojshme të ketë masa mbështetëse qoftë për të nxitur investimet në këto lloj industrish, por edhe për ta bërë produktin tërheqës për nga çmimi për fermerin, të paktën për katër-pesë vite, deri sa të familjarizohen e të krijojnë bindje për avantazhet e këtyre plehëruesve”.
Propozimet përfshijnë lehtësi fiskale si përjashtimi nga TVSH, ulja e taksave për lëndët energjetike dhe mbështetje financiare për industrinë vendase, me qëllim që produktet të bëhen më konkurruese dhe të përhapet përdorimi i tyre.
“Nxitësit mund të jenë të ndryshëm, si përjashtimi nga TVSH (në fakt në Kosovë, p.sh., plehrat organike nuk kanë TVSH), heqja e çdo takse, akcize etj. për lëndët energjetike apo ambalazhet që përdoren për prodhimin e kësaj kategorie plehëruesish industrialë vendas. Kështu produkti del më atraktiv, ka më shumë qëndrueshmëri ndaj luhatjeve në tregjet ndërkombëtare të inputeve, rrisim vlerën e prodhimit vendas si për konsumatorin e brendshëm, por edhe për eksport dhe në të njëjtën kohë mbrohet mjedisi.
Pra, nxitja e industrive të prodhimit të plehëruesve në vend është një qasje ‘fito-fito’ për të gjithë aktorët vendas: fermer – industri – shoqëri – konsumator – shtet”, nënvizon z. Zusi./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38