Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Nga ndërtimi i kampeve tek kërkesat për azil, 'RAI': Pakti Rama-Meloni, si spot elektoral i kryeministres

“(Hot)Spot Albanese” investigimi i emisionit “Report” nga RAI 3 dha detaje nga marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët, pakt që pritet t’i kushtojë italianëve rreth 1 miliardë euro për 5 vjet.
Politika italiane e ka cilësuar mes të tjerash këtë marrëveshje, si një spot elektoral për kryeministren Meloni në prag të zgjedhjeve europiane. Marrëveshja mes dy vendeve ka marrë edhe bekimin e Presidentes të Komisionit Europian, Ursulavon del Leyen duke e cilësuar si një model i mundshëm për Europën.
Siç thuhet në investigimin e RAI, marrëveshja parashikon që Italia të paguajë ndërtimin e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër nga zero, pasi atje nuk ekziston asgjë dhe afati i parashikuar për përmbylljen e punimeve është 20 maji i këtij viti ne prag të zgjedhjeve europiane.
Ministri i Brendshëm italian është i ngarkuari me menaxhimin e tenderave për ndërtimet e kampeve dhe ka siguruar që afatet do të respektohen, por stafi i emisionit ‘Report’ ka zbarkuar në Shëngjin për të monitoruar situatën e punimeve, por ajo çfarë kanë gjetur është vetëm fillimi i disa punimeve sporadike.
Ne kantier ‘Report’ ka mësuar diçka që qeveria italiane e ka mbajtur në heshtje që do të thotë kompaninë që ministria italiane ka caktuar për të bërë punimet. Në tabelën informuese në hyrje të zonës së ndërtimit shënohet emri ‘AKKAD’, shoqëri ndërtimi pulieze e drejtuar nga barezi Fabrizio Palmiotti, President i Rrjetit të Ndërtimeve në Puglia.
Në Gjadër punimet janë edhe më të vonuara kështu afati i përfundimit të punimeve duket se ka rrëshqitur nga maji në nëntor shoqëruar me rritje të kostove fillestare.
Kryeministria italiane, Giorgia Meloni parashikon të sjellë në Shqipëri 36 mijë emigrantë në vit për 5 vite duke menduar se qeveria e saj është në gjendje të shqyrtojë 3 mijë kërkesa për azil në muaj dhe sipas ‘Report’ optimizmi i qeverisë së saj duhet të përballet me pesimizmin e burokracisë italiane.
Për këtë arsye ‘Report’ i është drejtuar specialistëve të ‘NumeroVerde’ që merren me asistencë të emigranteve për kërkesat për azil dhe sipas eksperiencës së tyre vetëm për të prezantuar kërkesën duhen rreth 3 muaj.
Specialistët sjellin në vëmendje si shembull zyrën e Romës dhe shpjegojnë se ngadalësia e procedurës ka bërë që aktualisht të shqyrtohen kërkesat dhe te zhvillohen audiencat e aplikimeve të vitit 2022.
Me pak fjalë, sipas tyre, procedurat për shqyrtim të kërkesave për azil si dhe marrja e dokumenteve apo lejes zgjasin rreth dy vite e gjysmë ndërkohë kur Meloni pretendon se do ta kryejë këtë procedurë në vetëm 28 ditë.
Marrëveshja është realizuar për shkak të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, por mbi të gjitha ajo është firmosur veçanërisht për shkak të marrëdhënieve jashtë mase të mira mes Melonit dhe Ramës.
Mes të dyve është instaluar në raport që nuk limitohet në protokollet formale të shteteve siç është parë edhe në Samitin e BE në Moldavi e më pas me pushimet verore të Melonit në Shqipëri në vilën në plazh të kryeministrit Rama.
‘Report’ rrëfen se ka provuar të kontaktojë Ramën për të kërkuar një intervistë, por nuk kanë marrë një përgjigje. Për këtë arsye ‘Report’ ka mbërritur në Tiranë gjatë një Samiti ndërkombëtar (Samiti 2 ditor BE-Ballkan Perëndimor në shkurt) dhe kanë tentuar t’i bëjnë ndonjë pyetje kur ai priste miqtë në tapetin e kuq.
Gazetari: Kryeministër jam nga ‘Report’, Rai 3. A mund t’ju bëj ndonjë pyetje?
Rama: Më vonë.
Gazetari: Z. Kryeministër a mund t’u pyes për marrëveshjen Itali – Shqipëri? T’ju pyes si ka mundësi kaq shumë bujari për ne italianët? Për 5 vite ne italianëve do të na kushtojë 100 milionë euro siguria për këtë marrëveshje.
Rama: Nuk i bëj unë llogaritë tuaja.
Gazetari: Është ajo çfarë ju i kërkoni Italisë
Rama: Jo, zero!
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58