Flash News

E-TJERA

Nga nesër, Gjermania heq të gjitha kufizimet e Covid-19 për udhëtarët shqiptarë

Nga nesër, Gjermania heq të gjitha kufizimet e Covid-19 për

Gjermania ka vendosur të heqë të gjitha kufizimet për udhëtarët shqiptarë.

Duke filluar nga të gjitha, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Gjermanisë nuk do të ketë nevojë të paraqesë certifikatë vaksinimi, test apo certifikatë shërimi nga Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar ambasada gjermane në Tiranë.

“Që prej ditës së shtunë datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë

Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, njofton ambasada gjermane në Tiranë.

 

Të fundit