Flash News

E-TJERA

Nga nesër hapet tuneli i Llogarasë, deri kur do të jetë pa pagesë

Nga nesër hapet tuneli i Llogarasë, deri kur do të jetë pa

Nga nesër (e shtunë) do të hapet tuneli i Llogarasë për qarkullimin e automjeteve. 

Lajmin e ka bëri të ditur ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila sqaroi se tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.

Në mbështetje të plotë t ëindustrisë së turizmit që tashmë ka filluar të konsolidohet”, tha Balluku në një postim në Facebook.

Vënia në funksion e tunelit të Llogarasë shkurton ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit, duke evituar kalimin nga Qafa e Llogarasë. Shpejtësia e lëvizjes në tunel do të jetë nga 50 deri në 80 kilometër në orë, ndërsa gjatë sezonit veror në të pritet të lëvizin rreth 10 mijë automjete.

Tuneli nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, ndërsa është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës Vlorë-Sarandë. Punimet për ndërtimin e tunelit nisën në 15 nëntor të vitit 2021, me kosto rreth 180 milionë dollarë.

Sipas njoftimeve të mëparshme të autoriteteve, nga viti i ardhëm kalimi në të do të kushtojë 5 euro

Të fundit