Flash News

E-TJERA

Nga nesër mbani çadrat me vete, reshje shiu dhe mot i freskët deri të premten

Nga nesër mbani çadrat me vete, reshje shiu dhe mot i freskët

Meteorologia Lajda Porja tha se duke filluar nga nesër temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Në një lidhje për Euronews Albania, meteorologia tha se do të ketë prezencë të reshjeve të shiut duke bërë që moti të freskohet ndjeshëm.

“Është vetëm dita e sotme e cila do të jetë si të thuash dita e fundit zagushi, duke filluar që nga nesër, nga e marta deri ditën e premte do të kemi jo vetëm freskim të motit por do të kemi prezencë të reshjeve, dita e nesërme rrezikohet i gjithë territori, edhe bregdeti, madje do të fillojnë reshjet që sonte rreth orës 9: 30 – 10 duke përfshirë një pjesë të mirë të Shqipërisë”, tha Porja.

Pavarësisht reshjeve 15 ditëshi i parë i shtatorit do të shoqërohet me temperatura  të larta 33 deri në 35 gradë.

“Për të gjithë ata që nuk kanë pushuar dot përgjatë korrikut edhe gushtit e kanë shumë ideale 15 ditëshin e parë të shtatorit për të shijuar pushimet me temperatura të larta”, tha meteorologia.

Të fundit