Flash News

E-TJERA

Nga nesër nis komunikimi pa “roaming” në Ballkanin Perëndimor

Nga nesër nis komunikimi pa “roaming” në Ballkanin

Duke nisur nga nesër, 1 korrik do të nisë komunikimi pa roaming në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, gjatë qëndrimit në njërin nga këto vende, nuk do të paguajnë para shtesë për bisedat telefonike apo mesazhet.

Heqja e këtyre tarifave u kërkua nga Bashkimi Evropian si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Në prill të 2018-ës, në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup ishte paralajmëruar ulja e tarifave të komunikimit në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë ulja e tarifave roaming nisi në vitin 2019, ndërsa heqja e plotë e tyre realizohet më 1 korrik, nesër.

Të fundit