Flash News

E-TJERA

Nga nesër, rritet çmimi i biletës për dy linja urbani dhe abonetë në Kamëz

Nga nesër, rritet çmimi i biletës për dy linja urbani dhe

Nga 1 nëntori qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë dhe ato të Paskuqan-Tiranë do të paguajnë më shumë për biletën e autobusit si dhe për abonentë për këto linja.

Një vendim i miratuar një muaj më parë nga Këshilli Bashkiak i Kamëz dhe që hyn në fuqi këtë të shtunë përcakton se qytetarët që përdorin linjat Kamëz-Tiranë dhe Paskuqan-Tirane do të paguajnë 50 lekë për bilete nga 40 lekë që është aktualisht duke e rritur biletën me 10 lekë. Rritje çmimi do të ketë edhe për abonetë e këtyre linjave.

Në po të njëjtën mbledhje të këshillit bashkiak është marrë vendimi për rritjen e abonesë për këto dy linja nga 1,200 lekë në 1,400 lekë, një rritje prej 200 lekësh ose rreth 17%.

Mësohet se kërkesa është dorëzuar nga operatori i linjës që ka depozituar pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike.

Të fundit