Flash News

E-TJERA

Nga nesër Shqipëria ‘mbyllet’ në 22:00; masat ndëshkuese për shkelësit e orës policore

Nga nesër Shqipëria ‘mbyllet’ në 22:00; masat
Foto Ilustruese/ Gjoba

Nga nesër fillon sërish karantina, ndërsa qytetarëve iu kufizohet lëvizja pa autorizime në fashën orare 22:00-06:00.

Masat e reja kufizuese do të jenë në fuqi deri në datën 2 dhjetor. Ndërsa gjatë një komunikimi për mediet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se leja për punë apo arsye shëndetësore do të merret në e-albania.

Referuar masave ndëshkuese për shkelësit e rregullave, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se do të jenë në fuqi masat e vendosura në muajin mars.

“Për sa i përket masave që kemi shpallur, do jenë organet kopetente të përcaktuara në aktin normativ, për marrjen e masave të veçanta, që do zbatojnë këto masa, qoftë strukturat e inspektoriatit shëndetësor dhe organet ligjzbatuese, policia. Por mbeten në fuqi të njejtat ndëshkime që kanë qenë nga marsi”, u shpreh Manastirliu.

Mirëpo, cilat janë masat që kanë qenë në fuqi gjatë muajit mars. Për rikujtim, iu listojmë disa prej tyre si më poshtë:

- Gjobë 10 mijë lekë të reja nëse shkel orarin policor pa arsye

- Tërheqje e lejedrejtimit

- Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat

- Gjobë 5-10 milionë lekë të vjetra për bizneset ose deri në 2 vite burg për administratorët që që nuk zbatojnë urdhrat dhe përsërisin shkeljen

- Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin

- Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse

- Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia

- Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda në njerëz

Të fundit