Flash News

E-TJERA

Nga operatorët ‘junior’ në ‘senior’/ Gjykata jep masat e sigurisë, burg për izraelitin dhe ekspertin e IT

Nga operatorët ‘junior’ në ‘senior’/ Gjykata
Foto Ilustruese

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit për izraelitin Rafel Genish, që posedonte kompaninë e call center, dhe ekspertin e IT Eljon Firani,për mashtrim kompjuterik me call center.

Ndërkohë që për 15 supervizorët  është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Për 16 operatorë ’junior’ është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje’. 15 operatorët ‘junior’ sapo kishin nisur punën në muajit e fundit dhe nuk ishin ende të siguruar.

Sipas prokurorisë, operatorët ‘junior’ kontaktonin shtetasit e huaj  dhe iu prezantonin faqen në të cilën ata duhet të investonin. Nëse personi në fjalë bindej, telefonata i kalonte operatorit ‘senior’ dhe ky i fundit,pasi e bindte shtetasin të investonte, i jepte edhe përqindjen e fitimit.

Në ambientet e call center-it ku zbarkoi policia, u sekuestruan 51 mijë lista me nga 34 emra personash për secilën.

Të fundit