Flash News

E-TJERA

Nga Otranto drejt Vlorës, avokatja shqiptare do të notojë 40 orë

Nga Otranto drejt Vlorës, avokatja shqiptare do të notojë 40

Eva Buzo, avokatja me origjinë shqiptare, synon të përshkojë 71 kilometra që ndajnë brigjet e Italisë me ato të Shqipërisë për të arritur në Vlorë. Rruga e gjitha zgjat për 40 orë.

Para kamerave, Eva ka thënë se një pjesë e familjes së saj vijon të jetojë në Shqipëri, aty ku gjyshi i saj ka lindur.

“Gjyshi im është nga Shqipëria dhe një pjesë e familjes time jeton ende atje. Është një vend i mrekullueshëm, me plazhe fantastike. Të notosh deri atje nuk është një nismë që do ta kaloj me sukses ose jo, pasi është diçka që nuk e ka bërë një grua më parë dhe jam krenarë për këtë”, ka thënë Eva.

Eva e ka pasion notin dhe ka patur aventura të tilla më parë. Ajo notoi për 2 ditë më radhë në lumin Derëent, në Australi atje ku jeton duke përshkuar 75 kilometra.

Më 13 Qershor 2022 kaloi liqenin e Gjenevës duke notuar për 69 kilometra.

Të fundit