Flash News

E-TJERA

Nga Palasa në Qerret, SPAK zbulon pasuri të fshehura, një vilë në pronësi të Karçanajt

Nga Palasa në Qerret, SPAK zbulon pasuri të fshehura, një

SPAK ka vijuar kontrollet në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t, ku të pandehurit dyshohet se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, duke manipuluar dhe paracaktuar tendera publikë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një vilë në Qerret si dhe dy banesa të tjera, që dyshohet se janë pasuri të fshehura të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Sipas SPAK, këto prona dyshohet se janë përftuar nga aktivitet kriminal.

Më herët, kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se Karçanaj jeton në një banesë me qira, por hetimet e fundit hedhin dyshime mbi këtë pretendim.

Në të njëjtën çështje, SPAK ka identifikuar edhe një apartament që dyshohet se i përket ish-zëvendësdrejtoreshës së AKSHI-t, Hava Delibashi. Kjo e fundit u la pak ditë më parë në “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Posaçme, duke iu zëvendësuar masa e “arrestit në shtëpi” për shkak të shtatzënisë.

Kontrollet e fundit vijnë një ditë pas operacionit të zhvilluar në Palasë, ku u ushtruan kontrolle në dy vila në pronësi të biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Sipas të dhënave, vila e Beqirit rezulton e regjistruar në emër të prindërve të Mirlinda Karçanajt, të cilët më pas ia kishin dhënë me qira biznesmenit.

Të fundit