Flash News

E-TJERA

Nga pastrues dritaresh në korrier droge, Britania dënon shqiptarin me 18 muaj burg

Nga pastrues dritaresh në korrier droge, Britania dënon shqiptarin me

Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 muaj burg nga autoritetet britanike, pasi rezultoi të punonte si një korrier droge.

Mediet e huaja raportojnë se Altin Borici, babai i dy fëmijëve, pretendoi të ishte paguar me 1250 £ për të punuar si korrier. Oficerët e policisë që ndaluan mjetin e tij gjetën 25 kilogramë drogë të klasit B.

Avokati mbrojtës Abdullah Hamid tha se shqiptari Borici u largua nga atdheu i tij gjatë një lufte civile në 1999 dhe u bë shtetas britanik.

"Ai është një pastrues dritaresh i vetëpunësuar dhe gjatë pandemisë vuajti biznesi i tij. Si rezultat, familja e tij ishte në vështirësi financiare. Një mik e prezantoi atë me një individ dhe u ra dakord që do t'i jepeshin 50 £ për kilogram për të transportuar drogën në Skoci," u shpreh avokati i tij.

Borici, nga Birmingham, u dënua në Gjykatën e Sherifit të Airdrie, pasi u kap me një sasi kanabisi vlera e të cilës arrinte në 85.000 paund.

Të fundit