Flash News

E-TJERA

Nga patronazhistët te përdorimi i administratës, problematikat që evidenton Këshilli i Europës për 25 prillin

Nga patronazhistët te përdorimi i administratës, problematikat
Foto ilustruese

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka hartuar një raport mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku doli fituese PS. Ndërkombëtarët e ndoqën nga afër procesin zgjedhor.

Në raportin e hartuar nga Alesandër Pociej, thuhet se dita e zgjedhjeve ishte e qetë, por masat në kuadër të pandemisë nuk ishin respektuar sipas protokolleve.

Delegacioni i Asamblesë evidenton se ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhanë ndikim pozitiv në zgjedhjet e 25 prillit. Një tjetër problem i rëndësishëm që ka konstatuar Asambleja është se partia në pushtet pati avantazh, pasi përdori administratën dhe burimet publike.

Delegacioni shprehu shqetësimin e tij lidhur me pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike. Ai theksoi se një numër hetimesh kanë nisur për këtë çështje.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës pret që autoritetet shqiptare të marrin masat e duhura për hetimin e këtyre rasteve dhe të bëjnë me dije rezultatin në kohën e duhur.

Në raport nënvizohet se fushatës i mungonte vrulli dhe se fokusi u përqëndrua te udhëheqësit kryesorë të partive dhe jo në programet apo çështjet me interes.

Patronazhistët janë një tjetër problematikë që ngre delegacioni. Në raport thuhët se të dhënat personale, përfshirë preferencat politike të qytetarëve janë  serioze dhe të paprekshme.

Mungesa e një debati televiziv midis udhëheqësve politikë është një tjetër e metë që nënvizon delegacioni për procin zgjedhor në Shqipëri. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës shpreh mbështetjen ndaj autoriteteve shqiptare për përmirësimin e rregullimeve ligjore sa i përket procesit zgjedhor.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit