Flash News

E-TJERA

Nga përndjekja te d*oga, arrestohet 8 persona në Tiranë

Nga përndjekja te d*oga, arrestohet 8 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona për krime të ndryshme, në tre raste dhunë në familje, si dhe për vjedhje dhe përndjekje.

Në njoftimin e uniformave ble behët me dije se 2 persona janë arrestuar për shkelje në trafik, një për vjedhje, një për përndjekje dhe një me lëndë narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin Zh.T, 29 vjeç, sepse në rrugën “Mysylm Shyri”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Forcës “Shqiponja” gjetën e sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis.

Komisariati i Policisë Nr.1, arrestoi në flagrancë shtetasin B.P, 33 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 20-vjeçare.

Komisariati i Policisë Nr.3, arrestoi në flagrancë shtetasin P.B, 26 vjeç dhe proçedoi në gjendje të lirë një 17 vjeçar, pasi në “Don Bosko” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetases M.V.

Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë shtetasit :

T.Ll, 68 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

E.R, 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe thjeshtrit të tij.

Komisariati i Policisë Nr.5, arrestoi në flagrancë shtetasin M.H, 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

A.H, 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse;

F.T, 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit