Flash News

E-TJERA

Nga plotësimi i Gjykatës së Lartë te harta e re gjyqësore/ Soreca takon kryetaren e KLGJ-së, çfarë biseduan

Nga plotësimi i Gjykatës së Lartë te harta e re

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca është takuar ditën e sotme me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. 

Përmes një njoftimi për mediat KLGJ bën me dije se Soreca dhe Llagami diskutuan në takim rezultatet dhe sfidat e institucionit të KLGJ-së, si dhe gjithë sistemit gjyqësor në tërësi, jo vetëm në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi por edhe përgjatë kohëve sfiduese të pandemisë globale Covid-19.

Më tej ajo shton se bashkëbiseduesit e përqendruan diskutimin e tyre si në përpjekjet e KLGJ-së për plotësimin e mëtejshëm të Gjykatës së Lartë me gjyqtarë ashtu dhe në marrjen e masave të eficencës përmes diskutimit dhe miratimit të projekt-propozimit të hartës së re gjyqësore me qëllim sigurimin e funksionalitetit të veprimtarisë së gjykatave të apelit dhe atyre të shkallës së parë.

Në mbyllje të takimit, diplomati europian e ka njohur kryetaren e KLGJ-së dhe me mekanizmat e reja të asistencës teknike që DBE do të zbatojë në të ardhmen e aftërt, duke synuar ofrimin e  një mbështetje të dedikuar për institucionet e pavarura të drejtësisë.

Pas takimit, në një postim në rrjetet sociale, Soreca shprehet se BE mbështet punën e KLGJ-së duke theksuar se efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të reformës në Drejtësi.

“Kënaqësi të diskutoja me kryetarin e KLGJ Llagami rreth përparësive të këshillit, avancimit në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve. Efikasiteti është fjala kryesore në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi. EU do vazhdojë të mbështesë punën e KLGJ”, shkruan Soreca.

Të fundit