Flash News

E-TJERA

Nga policët te punonjësit e QSUT, PS i la trafikantit të kokainës 67 banorë të Tiranës nën patronazh

Nga policët te punonjësit e QSUT, PS i la trafikantit të

Ndriçim Harka, zjarrfikës i Bashkisë së Tiranës, u arrestua ditën e djeshme si kreu i grupit të trafikut të kokainës nga Gjermania drejt Zvicrës. Grupi vepronte që prej vitit 2015 dhe u zbulua si rezultat i hetimeve zviceriane.

Por, Ndriçim Harka, rezulton të jetë dhe pjesë e listës së patronazhistëve të Partisë Socialiste, fakt të cilin e denoncoi fillimisht sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Sipas Lapsi.al, nga një vëzhgim i shpejtë në Database, rezulton se Partia Socialiste i kishte besuar Ndriçim Harkës vëzhgimin, monitorimin dhe përgjimin e 67 banorëve të Tiranës.

Në dispozicion të tij, u vunë numrat e kartave të identitetit, numrat e telefonit, vendet e punës, etj për secilin prej këtyre votuesve. Ka ndër këto qytetarë, vajza të moshës 20 vjeçare, djem të rinj apo burra dhe gra të moshave të ndryshme, që ai kishte për detyrë t’i monitoronte bindjet politike.

Të dhënat në Database tregojnë se patronazhistit që trafikonte kokainë në Gjermani, Partia Socialiste i kishte ngarkuar të monitoronte edhe një punonjëse të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, një 36 vjeçare me emrin Esmeralda, apo një 39 vjeçar me emrin Klodian që ishte pjesë e Reparti të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në listën e qytetarëve që duhej të vëzhgonte Harka, mes të tjerëve janë edhe punonjës të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, punonjës të Kolegjit Turgut Ozal, kuzhinierë apo punëtorë të ndryshëm, drejtues të kompanive private etj.

Nga hetimet, Ndriçim Harka rezulton se ka udhëtuar disa herë në drejtim të Zvicrës dhe Gjermanisë ku dyshohet se koordinonte punën e grupit kriminal.

 

Të fundit