Flash News

E-TJERA

Nga Rama, Veliaj, Ardi Veliu, lista e personave që do thirren për të dëshmuar për ’25 prillin’. Mes tyre dy gazetarë

Nga Rama, Veliaj, Ardi Veliu, lista e personave që do thirren për

Është konstituuar sot Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, i miratuar pas kërkesës së PD në parlament të enjten e kaluar.

Ky Komision do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe kohëzgjatja do të jetë 3 muaj.

Si objekt hetimi do të jenë: Verifikimi i përdorimit të të dhënave personale për qëllime elektorale; verifikimi i përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërblimin e dëmeve nga tërmeti i vitit 2019; verifikimi i përdorimit të procesit të legalizimeve të ndërtimeve informale për qëllime elektorale; verifikimi i punësimeve në administratën publike për qëllime elektorale.

Për këtë, komisioni do të thërrasë për të dëshmuar një sërë zyrtarësh të lartë për zgjedhjet, ndërsa lista vijon si më poshtë.

Edi Rama- Kryeministër

Arben Ahmetaj – Zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Bledi Çuçi- Ministër i Brendshëm

Belinda Balluku – Ministre Infrastrukture

Ogerta Manastirliu- Ministrja e Shëndetësisë

Emirjana Sako- Kryetarë e Bashkisë së Durrësit

Erion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Arben Kraja- Kreu i SPAK

Olsian Çela- Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme

Ardi Veliu- Ish-drejtor i Policisë së Shtetit

Gledis Nano- Drejtor i Policisë së Shtetit

Artan Lame – Kreu i Kadastrës

Lindita Karçanaj – Kreu i AKSHI-t

Shkëlqim Hajdari- Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit

Rejda Kashta – Drejtoreshë e Agjencisë së Prokurorimeve Publike

Sokol Zaimi – Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit

Bledar Doracaj- Drejtor i Gjendjes Civile

Albana Koçiu – Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike

Adrian Çela – Administrator i OSHEE

Laert Duraj – Ish-drejtor i Postës Shqiptare

Besnik  Dervishi – Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Erinda Ballanca – Avokati i Popullit

Armand Shkullaku – Gazetar

Andi Bushati – Gazetar

Të fundit