Flash News

E-TJERA

Nga Ron Yeffet te AKSHI, Qyno: Tenderat dhe investitorët e huaj përdoren për të fshehur përfituesit realë

Nga Ron Yeffet te AKSHI, Qyno: Tenderat dhe investitorët e huaj

Gazetari Elton Qyno ka analizuar një skemë të mirëfilltë mashtrimi, ku investitorë të huaj përdoren si fasadë për të përfituar fonde, ndërkohë që ideatorët dhe përfituesit realë mbeten të fshehur pas kuintave.

Gjatë një diskutimi në emisionin ‘Çim Peka Live’, Qyno argumentoi se ky model përsëritet në raste të ndryshme, nga aferat e Ron Yeffet deri te skandali i tenderave të AKSHI-t, ku përgjegjësia ligjore bie mbi administratorët dhe firmëtarët, por jo mbi ata që kontrollojnë skemën.

Në qendër të analizës së tij ishte rasti i Ron Yeffet, i përshkruar si mik i Kryeministrit Edi Rama, i cili është paditur disa herë për mashtrim në SHBA. Padia më e fundit, e datës 6 mars, pretendon se Yeffet ka zhvatur 7.6 milionë euro nga biznesmeni Mark Faist përmes premtimeve për investime.

Sipas Qynos, strategjia e Yeffet është e thjeshtë: ai vjen në Shqipëri, takon kryeministrin dhe ministra, realizon foto dhe takime, dhe më pas i përdor këto si dëshmi të lidhjeve të tij të forta për të mashtruar investitorë të tjerë jashtë vendit. Projektet e bujshme të premtuara, si ato për ‘Air Albania’ apo një fabrikë municionesh, mbeten vetëm në letër, ndërsa qëllimi i vetëm është përfitimi i parave përmes gënjeshtrës.

QynoPo të merresh edhe të shikosh rastin e padisë që është bërë në Washington, në Amerikë, më kujton ca raste në prokurorinë e Tiranës që vijnë disa personazhe dhe marrin përsipër të zgjidhin hallet e çështjeve penale dhe civile dhe mjafton që të hyjnë dhe të dalin në prokurori, ja shesin tjetrit sikur e kanë mbaruar gjithë këtë punë dhe ky tjetri hallexhiu duhet të paguajë gjithë haraçin e zgjidhjes së çështjes.

 E njëjta gjë ka ndodhur, të paktën sa e kuptoj unë, edhe me Ronin Yeffet, i cili vjen në Shqipëri, takon Edi Ramën, takon ministrat, bën disa foto, ha disa dreka e darka, fle në Rogner dhe më pas largohet...

Çim Peka: E merr dhe me çartera dhe shkon në Paris.

Elton Qyno: Dhe më pas largohet dhe pastaj fillon kalkulimet që në Shqipëri bëhet nami dhe të gjitha punët dhe gjithë biznesi botëror zhvillohet në Shqipëri,

Ideatori i Air Albania-s, ideatori dhe i prodhimit të barutit dhe municioneve që do të bëhet me kompaninë KAYO  në zonën e ish-uzinës së autotraktorëve. Prandaj u bë dhe ajo lufta e madhe që u zhvendos edhe  një nga televizionet private. Pra nuk ka qenë pse Irfani nuk paguante apo dritat apo nuk paguante qiranë. Ishte më tepër që të hiqej ajo pjesë dhe më pas të futeshin këta. Do ta bëjnë apo jo këta, kjo është gjë tjetër, por qëllimi i tyre është në fillim të mashtrojnë njerëz në Washington, të mashtrojnë njerëz në vende të ndryshme të Europës.

Çim Peka: Që Irfani akoma mendon që e ka hequr Belinda nga aty.

Qyno: Ndërkohw Roni me Ramën vazhdojnë në planet e veta për të sjellë biznesmenw për të mashtruar, se as ata s'do i lenë të investojnë. Sepse ti ke rastin konkret që ke biznesmenë shqiptarë, siç e ke Behgjet Pacollin, që e thirrën vetë, ja dhanë koncesionin vetë.

Çim Peka: Po çfarë, çfarë priste Pacolli ?

Qyno: Këtu të thërrasin, hajde merre ti, bëje ti dhe në fund ta kemi ne. E kupton gjithë strategjinë apo s'e kupton? Në fillim këta po hyjnë në këtë valle.

 Koncesionet e tjera janë në burg. E di ti apo jo? Sepse kanë hyrë lirshëm nëpër zyra, kanë shkuar te Rama, kanë shkuar te ministri. Hajde merre ti, por në fund fundorët janë këta, pavarësisht se ti ke bërë letrat dhe ke lënë gjurmët, në fund kur verifikohen këto letrat, janë njerëzit që kanë shkuar në burg.  Ndërsa këta po gëzojnë frutet e gjithë kësaj skeme.

 E njëjta gjë është edhe kjo me Ronin Yeffet. Ai mirë që i ka kuptuar që i ka marrë 8 milionë euro dhe e ka paditur në,  SHBA. Por ai mund të vinte këtu, t'i hidhte ato 8 milionë euro, t'ia merrnin dhe nga këtu ata, do hidhte dhe të tjerë, do thithnin dhe biznesmenë të tjerë, siç e ka bërë me zonën e Durrësit, që ka mbledhur një sërë biznesmenësh të kompanive të IT-së atje dhe në fund s'ke asnjë, 1 centimetër themel. E ke lëndinë. Dhe sërish pastaj... . Ikën nga sytë këmbët.

Atyre nuk i intereson strategji investimi, atyre i intereson vetëm pjesa që të gjejmë dikë, ta ulim në tavolinë, ta mashtrojmë, t'ia marrim ato lekë që ne e kemi projektin dhe më pas të vazhdojmë.

Ti e ke lexuar ndonjëherë dosjen e AKSHI-t çfarë bëhet atje? Tre shkrime kam botuar unë. I ke lexuar? Atje vjen tjetri, ulet tek zyra e drejtoreshës dhe këta argatët pastaj vazhdojnë bëjnë letra o zoti Peka. Bëjnë letra. Marrin vetëm atë rrogën se po s'i firmosën ato letrat s'e marrin as rrogën. Dhe më pas fillojnë dhe arkëtojnë këta pjesët e tjera. Dhe përfituesi më i madh nuk është ai që merr tenderin, është ai që rri në hije pas përfituesit të tenderit. Kjo është më e bukura. Prandaj themi që këtu nuk është çështje që erdhi ai dhe e ftuan këta. Këtu është që në thelb është mashtrim sepse ai vjen këtu për të bërë një foto me kryeministrin e Shqipërisë, me ministrin e Shqipërisë, me ministrin e kabinetit të qeverisë Rama dhe më pas largohet dhe këtë foto ai në çdo hotel, në çdo korridor dhe në çdo lobim thotë shikoje me ke jam unë. Ja po e marr tani në telefon, kemi një plan biznesi kemi.

Të fundit