Flash News

E-TJERA

Nga se vuajnë Veliaj e Rama? Ilir Alimehmeti jep diagnozën e një mjeku

Nga se vuajnë Veliaj e Rama? Ilir Alimehmeti jep diagnozën e një

Mjeku Ilir do të kandidojë Alimehmeti për primaret në PD për Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në programin e pasdites në Abc Neës, ai u pyet nëse ka një diagnozë për disa nga figurat politike. Ndër to ishte kryeministri Edi Rama.

Rama vuan nga vetizolimi. Duke e parë veten jo pjesë të komunitetit po të izoluar për lart, pra dikush lart është shumë poshtë, situata e tij zgjidhet brenda personit.

Është një gjendje… nëse personi nuk është në gjendje ta pranoj, është i vet shkaktuar, duhet të shohë brenda. Të bëj një introspeksion, ne duhet të punojmë për njëri-tjetrin, jo nga lart-poshtë”, tha ai.

Për Veliajn, Alimehmeti tha se “askush nuk e ka aftësinë e kudondodhjes, qeniet hyjnore, librat e shenjtë, njerëzit e thjeshtë, të vdekshmit e thjeshtë duhet të jenë sa më të thjesht përpara Zotit, të bëjnë punën e tyre sepse janë zgjedhur për këtë, jo për të mbjell fidanë apo vendosur gurë.”

 

Të fundit