Flash News

E-TJERA

Nga shkollat tek Universitetet, moti i keq pezullon mësimin në Durrës

Nga shkollat tek Universitetet, moti i keq pezullon mësimin në

Durrësi është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut duke shkaktuar probleme me qarkullimin jo vetëm të mjeteve, por edhe të këmbësorëve.

Për shkak të motit të keq, është pezulluar mësimi në shkolla dhe në Universitetin e Durrësit. Një familje nga zona e ish-Kënetës është detyruar të evakuohet, pasi banesa e saj u përmbyt nga uji.

Probleme të theksuara janë shënuar edhe në autostradën Durrës–Tiranë, ku prania e madhe e ujit në disa segmente ka sjellë bllokime dhe ka lënë disa automjete të bllokuara ose të fikura në mes të rrugës.

Policia apeloi drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe njoftoi devijimin e trafikut drejt Tiranës.

 

Të fundit