Flash News

E-TJERA

Nga shkrirja e qarqeve, ndryshimi i sistemit zgjedhor e kompetencat e presidentit, zbulohet marrëveshja Rama-Basha për Reformat

Nga shkrirja e qarqeve, ndryshimi i sistemit zgjedhor e kompetencat e

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha kanë lidhur një draft-marrëveshja me njëri-tjetrin. Dosja.al ka siguruar dokumentet që po qarkullojnë së fundmi në media ku shihet se bëhet fjalë për Reformën Zgjedhore e atë Territoriale. Pika që bie në sy është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, në proporcional kombëtar.

Forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë.  Sipas këtij drafti, pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin, 5%.

Përsa i përket Reformës Territoriale, kjo marrëveshje parashikon edhe shkrirjen e qarqeve, ndërsa për numrin e bashkive ka tre propozime, 100, 50 dhe 61 bashki. Ndërsa Presidentit propozohet t’i shtohen edhe tre kompetenca. Konkretisht, atij propozohet që t’i lejohet të: Të propozojë drejtorin e shërbimit informativ të shtetit; të propozojë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të propozojë shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Nga proporcional rajonal në proporcional kombëtar me prim 10 mandater, por primi është i vlefshëm vetëm për forcën politikë kur hyn vetëm në zgjedhje, jo me koalicion.

Pragu i hyrjes në parlament.

Për forcën politike është 3% dhe për koalicionin politik është 5%.

Renditjen e kandidatëve e vendos forca politike. Lista e kandidatëve të jetë 100% të hapura. Kandidati që merr një votë më shumë hyn në parlament.

Në momentin që Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve:

-Çdo forcë politike që krijohet pas kësaj date nuk lejohet të hyjë në zgjedhjet e radhës. Çdo bashkim i forcave politike që duan të hyjnë në zgjedhje me sigël të përbashkët.

Reforma Territoriale

Shkrirja e Qarqeve

Qeveri qendrore

Prefekturë

Bashki+Njësi administrative

Të bëhen 100 bashki

Të bëhen 50 bashki

Të mbeten 61 bashki

Ndryshim për shtimin e kompetencave të Presidentit

Të shtohen dhe tre kompetenca

Të propozojë drejtorin e shërbimit informativ të shtetit

Të propozojë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Të propozojë shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë

Marrëveshja maxhorancë-opozitë për një paketë të ndryshimeve kushtetutese

Zgjedhje të përgjithshme e lokale në një ditë (prill-maj 2023)/ Dosja.al

Të fundit