Flash News

E-TJERA

Nga “shpallja” e pavarësisë së Kosovës në Tiranë dhe anëtarësimi në NATO te shpikja e 'orës së vjedhur' nga opozita e Ramës, 15 vite nga vizita e George W. Bush

Nga “shpallja” e pavarësisë së Kosovës në

Sot shënohet 15 vite nga vizita historike e presidentit George Bush ne Shqipëri. Ai ishte i parë president i SHBA-ve që vizitoi vendin tonë, duke shënuar ngjarjen më të rëndësishme në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Bush dha mesazhe të rëndëishme për Kosovën dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Detaje nga pritja

15 vite më parë pikërisht më 10 qershor të vitit 2007 , Bush dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha.

Nga “shpallja” e pavarësisë së Kosovës në

Më pas presidenti Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Aleksandër Moisiu. Ky i fundit i dha presidentit Bush dekoratën më të lartë "Urdhrin e Flamurit", për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

Nga “shpallja” e pavarësisë së Kosovës në

Më pas Bush u takua me kryeministrin Sali Berisha, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Nga “shpallja” e pavarësisë së Kosovës në

Mesazhet që përcolli Bush

Presidenti i SHBA-ve ligjëroi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në Tiranë. Ai tha prerë se “Rruga e Kosovës është pavarësia” dhe se ishte “Koha që të ecet me planin e Ahtisarit. Amerika beson që Kosova duhet të jetë e pavarur”.

Bush u ndal edhe te rreziku që vinte nga Serbia duke thënë se “Shumë shpejt udheheqësit serbë do të ndërgjegjësohen se Kosova duhet të jetë e pavarur. Do t’ia bëjmë të qartë Serbisë se ka një rrugë përpara, ndoshta në NATO, ndoshta në BE dhe, përfundimisht, ndoshta në marrëdhëniet më të mira me Shtetet e Bashkuara”.

Një tjetër mesazh i fortë i Bush ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. “Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë në NATO, unë jam përkrahës i kësaj dëshire”, tha presidenti amerikan.

Kosova shpalli pavarësinë e saj vetëm një vit pas vizitës së Bushit, më 17 shkurt të 2008-ës, ndërsa Shqipëria u anëtarësua në NATO në 2009-ën.

Vizita e Bush në 2007, kur vendi drejtohej nga Sali Berisha bëri shumë bujë dhe ndihmoi në promovimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Ndalesa në Fushë Krujë

Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara vizitoi edhe qytetin e vogël të Fushë Krujës. Ai u takua atje me sipërmarrës dhe qytetarë. Banorët e Fushë Krujës e njohën Bushin me mikëpritjen e shqiptarëve. Bush doli nga protokolli i vizitës, duke e zgjatur qëndrimin e tij në Shqipëri me disa orë.

Nga “shpallja” e pavarësisë së Kosovës në

Nga “shpallja” e pavarësisë së Kosovës në

Nga “shpallja” e pavarësisë së Kosovës në

Alibia e orës

Vizitën “e vrau” alibia për orën. Në media,e me sponsorizimin e opozitës se majte te kohes, u shpërnda lajmi se presidentit amerikan iu vodh ora gjatë vizitës në Fushë Krujë. Menjëherë lajmi u verifikua nga mediat prestigjoze ndërkombëtare, të cilët në bazë të kontakteve të tyre me Shtëpinë e Bardhë kundërshtuan ngjarjen.

Ata cituan një zëdhënëse të Shtëpisë së Bardhë që tha se presidenti kishte hequr orën vetë dhe ia kishte dorëzuar stafit të vetë. Pas mediave ishte vetë Xhorxh Bush, ai që mohoi lajmin duke treguar orën e tij para kamerave gjatë një deklarate për shtyp.

Nga “shpallja” e pavarësisë së Kosovës në

Vizita e Bush në Shqipëri u ndoq nga rreth 400 gazetarë nga 116 shtete të botës.

Të fundit