Flash News

E-TJERA

Nga sot, gjobë kush tregton qese plastike njëpërdorimshe

Nga sot, gjobë kush tregton qese plastike njëpërdorimshe

Duke filluar nga sot, kushdo që kapet duke shitur në treg qese plastike njëpërdorimshe do të gjobitet.

Ndëshkimi për shkelësit e rregullit varion nga 500 mijë deri në 1.5 milionë lekë. Nëse subjekti konstatohet se shet qese plastike që nuk janë njëpërdorimshe do të ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë dhe do të bëhet sekuestrimi i qeseve plastike të ndaluara.

Nëse shkelja nga subjekti në fjalë konstatohet për herë të dytë, do të gjobitet me 1 milionë lekë dhe me sekuestrim të qeseve plastike.

Nëse subjekti i gjenden sërish qese plastike pas një kontrolli, ndëshkohet me 1.5 milionë lekë gjobë, sekuestrim të qeseve plastike dhe propozim për revokimin e lejes apo licencës me të cilin zhvillon aktivitetin ekonomik.

Ligji hyri në fuqi më 1 Qershor, por qeveria vendosi që për një periudhë 1 mujore të mos aplikonte masa ndëshkuese. 1 Korriku ishte afati i fundit për periudhën e informimit.

Të fundit