Flash News

E-TJERA

Nga sot më pak autobusë dhe më shumë vonesa për qytetarët; kaos në stacionet e Tiranës

Nga sot më pak autobusë dhe më shumë vonesa për
Foto nga një stacion në kryeqytet

Nga sot, flota e autobusëve të shërbimit publik u reduktua me 40%, siç njoftoi një ditë më parë Shoqata e Transportit Qytetas dhe Urban.

Shkak, sipas shoqatave, është rritja e çmimit të naftës dhe mungesa e masave lehtësuese nga qeveria për transportin.

Sipas tyre, mungon një skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, nuk ka plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare, nuk është dhënë asnjë afat për ndërhyrje dhe nuk ka nisur rishikimi i elementeve fiskale si akciza, TVSH-ja apo taksa e qarkullimit.

Qytetarët janë përballur sot me vonesa dhe pritje të gjata në stacione duke shkaktuar kaos. Duke marrë parasysh edhe trafikun e rënduar të kryeqytetit, masa e ndërmarrë nga shoqatat, është një penalizim që peshon në kurriz të qytetarëve.

Të fundit