Flash News

E-TJERA

Nga sot, pa certifikatë vaksinimi ose test në Shqipëri, fluks në doganën e Morinës

Nga sot, pa certifikatë vaksinimi ose test në Shqipëri, fluks

Certifikata e vaksinimi apo testi për Covid-19 nuk do të jetë më i detyrueshëm për kalimin e pikave kufitare, për të gjithë ata udhëtarë që duan të hyjnë në Shqipëri.

Duke filluar nga sot, me vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve, udhëtarët që vijnë nga vendet fqinje janë të lirë të hyjnë në territorin shqiptar pa qenë nevoja për certifikatë vaksinimi apo test për Covid-19.

Ndërsa në doganën e Morinës është vënë re një radhë e gjatë mjetesh, të cilët presin të hyjnë në territorin shqiptar.

Komiteti i Ekspertëve vendosi të heqë masat kufizuese përfshirë mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, lejimin e muzikës në bare, restorante dhe pub-e pas orës 23:00, si edhe vaksinimin me dozë të katërt për personat mbi 60 vjeç.

Të fundit