All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Nga sot, mbyllen sportelet/ Shërbimet do të ofrohen online, për qytetarët pa akses, në call center

All - Paragraf - 1

Nga sot, mbyllen sportelet/ Shërbimet do të ofrohen online, për

Duke filluar nga sot, të gjitha sportelet ku qytetarët merrnin shërbime në Gjendje Civile, do të mbyllen.

All - Paragraf - 3

Lajmi u njoftua pak ditë më parë nga qeveria, e cila miratoi shkrirjen sporteleve dhe zëvendësimin e tyre me shërbim online përmes portalit e-Albania. Nga 390 zyra të shërbimit të gjendjes civile do të jenë vetëm, 150 zyra të tilla në të gjithë Shqipërinë.

Sportelet që do të lihen hapur, do të jenë vetëm për ato shërbime të gjendjes civile, për të cilat duhet detyrimisht të paraqitet qytetari. Plot 8 shërbime që ofron gjendja civile do të jepen online.

Nëse dikur ishte qytetari ai që endej nëpër zyra për të marrë një dokument plotësues ose shtesë të kërkuar për një shërbim përkatës, duke filluar nga sot është detyra e punonjësit të administratës ta sigurojë vetë dokumentin që i duhet.

Qytetarët që nuk kanë akses në platforma digjitale , e sidomos me të moshuarit, se në vend të sporteleve do t’iu vihen në dispozicion call center-a.

Dokumentet që do të ofrohen online nga 1 Maji nga zyrat e gjendjes civile janë:

1.            Certifikatë personale prej 2010 e në vazhdim
2.            Certifikatë  familjare aktuale prej 2010 e në vazhdim
3.            Certifikatë nga akti i lindjes prej 2010 e në vazhdim
4.            Certifikatë nga akti i martesës prej 2010 e në vazhdim
5.            Certifikatë nga akti i vdekjes prej 2010 e në vazhdim
6.            Deklarim i adresës së shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë
7.            Aplikim për ndryshim/saktësim vendbanimi
8.            Kërkimi i qendrës së votimit (QV)

Të fundit