Flash News

E-TJERA

Takon Ramën, Metën e Begajn, zbardhet axhenda e Escobar në Tiranë

Takon Ramën, Metën e Begajn, zbardhet axhenda e Escobar në

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të mbërrijë nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Mësohet se ai do të kryejë disa takime gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar.

Kryeministri Edi Rama është i pari në axhendën e tij për ta takuar, të martën pasdite në orën 16:00, një takim i mbyllur, pa konferencë për mediat.

Më pas në orën 17:00 do të takojë në Presidencë kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Ndërkohë të mërkurën pritet të takojë Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin në selinë e re të Partisë Demokratike, po ashtu edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, këtë të fundit në orën 11:30.

Kjo vizitë e tij në kryeqytetin shqiptar vjen para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Të fundit