Flash News

E-TJERA

Nga tentativa për të korruptuar policin, shpejtësia te drejtimi i mjetit në gjendje të dehur; arrestohen 6 shoferë

Nga tentativa për të korruptuar policin, shpejtësia te drejtimi i

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar gjashtë drejtues mjetesh gjatë 24 orëve të fundit, pasi u konstatuan në gjendje të dehur.

Blutë bëjnë me dije se të arrestuarit kanë inicialet: K.S., 27 vjeç; L.M., 58 vjeç; S.S., 30 vjeç; F.P., 32 vjeç; V.R., 24 vjeç dhe E.Xh., 31 vjeç.

Rrugorët e kryeqytetit pezulluan 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu u proceduan penalisht për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi 4 persona.

Ndërsa një 24-vjeçar me iniciale K.M., është proceduar për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", pasi i ofroi para policit që të mos i bënte testin e alkoolit.

Policia bën me dije se u ndëshkuan me gjobë gjashtë drejtues për gara shpejtësie, tetë për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të automjeteve sportive, 11 për errësim të xhamit parapritës dhe 79 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Të fundit