Flash News

E-TJERA

Nga 'Trekëndëshi i Bermudës', raporti me Bashën dhe rikthimi i Berishës/ Kryemadhi 'thyen' heshtjen

Nga 'Trekëndëshi i Bermudës', raporti me Bashën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas muajsh heshtje lidhur me zhvillimet e fundit në politikën shqiptare.

E ftuar në VOA, Kryemadhi nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Basha i cili ftoi kryeministrin Rama të bëhet bashkë me Berishën dhe Metën për të formuar një 'Trekëndësh Bermude', duke i akuzuar indirekt për një aleancë.

"Për mua asgjë e re nga fronti  i Lindjes. Vetëm kaq," tha Kryemadhi teksa nuk pranoi t'i shtonte më shumë detaje deklaratës.

E pyetur lidhur me kandidaturën e Berishës për kreun e PD-së, Kryemadhi refuzoi të përfshihej në mesin e trazirave të opozitës.

"Nuk dua të komentoj absolutisht asnjë gjë që ka të bëjë me punët e brendshme të PD. LSI ka një identitet të majtë. Me PD na kanë lidhur kauzat që kanë të bëjnë me qyetetarët pavarësisht se sa të suksesshme ishin. Nga ana e LSI, kemi qenë të vetmit partnerë që kemi qëndruar besnikë deri në zgjedhjet e 25 Prillit," tha Kryemadhi.

Sa i përket marrëdhënieve me PD-në që haptazi janë shfaqur më të ftohta pas 25 Prillit, kryetarja e LSI-së tha se vëmendja duhet të fokusohet më shumë te situata aktuale e Kuvendit, teksa theksoi se LSI i ka qëndruar gjithmonë besnike PD-së.

"Nuk kanë rëndësi marrëdhëniet e LSI me PD duke marrë parasysh se çfare po ndodh sot ne Parlamemt në një kohë kur tangoja e opozitës dhe maxhorancës po e çon Shqipërinë drejt falimentit për të vazhduar me marrëveshjet që nuk kanë transparencë. Duke vijuar me faktin se jeta politike shqiptare nuk artikulon me atë që ka më shuëm rëndësi për shqiptarët," vijoi Kryemadhi.

Të fundit