Flash News

E-TJERA

Nga Visar Zhiti, Majlinda Bregu e Besart Kadia, kush janë ish-zyrtarët e PD-LSI që u joshën me poste nga Edi Rama

Nga Visar Zhiti, Majlinda Bregu e Besart Kadia, kush janë ish-zyrtarët

Edi Rama, kreu i PS dhe kryeministër i Shqipërisë i ofroi ish-këshilltarit të Lulzim Bashës, Besart Kadisë postin e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Eksperti i Ekonomisë ka mbajtur në PD postin e sekretarit për sipërmarrjen e lirë në PD, si dhe anëtar i Këshillit Kombëtar.

I afruar në kabinetin e qeverisë 6 muaj para zgjedhjeve, me gjasë kryeministri e ka joshur ekonomistin me, ndoshta, një vend në listën e zgjedhjeve të ardhshme.

Por, Kadia nuk është rasti i vetëm i joshur nga Rama me poste dhe detyra të rëndësishme.

Lefter Koka

Nga Visar Zhiti, Majlinda Bregu e Besart Kadia, kush janë ish-zyrtarët

Një javë para Kadisë, Rama afroi deputetin Lefter Koka, i cili bashkë me Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizin nuk pranuan të djegin mandatet në bllok me opozitën e bashkuar në shkurt të 2019-ës.

Koka u shfaq në një aktivitet në Durrës, ku pjesëmarrës ishte edhe Edi Rama, ndërsa një ditë më pas deputeti ‘nisi fushatën’ në rrjetet sociale, duke u pozicionuar nën siglën e PS.

Visa Zhiti   

  Nga Visar Zhiti, Majlinda Bregu e Besart Kadia, kush janë ish-zyrtarët        

Kryeministri Rama ka propozuar më herët Visar Zhitin ambasador në Vatikan.

Shkrimtari dhe diplomati Zhiti ishte ministër i qeverisë Berisha në periudhën prill-shtator 2013 kur të djathtët e lanë pushtetin.

Në zgjedhjet e qershorit 2013, Visar Zhiti ishte i 13-ti në listën e Partisë Demokratike të qarkut të Tiranë, por nuk mundi të zgjidhej deputet, pasi demokratët fituan vetëm 11 mandate në këtë qark. 

Majlinda Bregu

Nga Visar Zhiti, Majlinda Bregu e Besart Kadia, kush janë ish-zyrtarët

Ish-ministrja e Integrimit në qeverinë ‘Berisha’, Majlinda Bregu u propozua si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë, post që vazhdon ta mbajë edhe sot. 

Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE, dhe shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama.

Mhill Fufi

Nga Visar Zhiti, Majlinda Bregu e Besart Kadia, kush janë ish-zyrtarët

Më 3 nëntor të 2016-s, Mhill Fufi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së pasi në kundërshtim me vendimin e partisë, ai qëndroi në sallën e Kuvendit dhe votoi për ligjin e oraganeve të qeverisjes së sitemit gjyqësor.

Më pas, problemet për Fufin nisën të shtohen kur Prokuroria e klasifikoi si një ndër deputetët që dyshohej se kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Me verifikimet e kryera nga organi i akuzës, rezultoi se Fufi nuk kishte fshehur asnjë vepër penale.

Në 2017-ën, ish-deputeti u emërua drejtor i Transportit Rrugor për Qarkun e Lezhës, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës e drejtuar në atë kohë nga Damian Gjiknuri.

Lefter Maliqi

Nga Visar Zhiti, Majlinda Bregu e Besart Kadia, kush janë ish-zyrtarët

Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të shpërblejë ish-deputetin e Partisë Demokratike të Qarkut të Beratit, Lefter Maliqi. Në zgjedhjet e 25 qershorit ai u largua nga lista e kandidatëve për deputet të PD dhe iu bashkua socialistëve.
Në zgjedhjet e 25 qershorit ai u largua nga lista e kandidatëve për deputet të PD dhe iu bashkua socialistëve. Pakënaqësia e Maliqit lidhej me renditjen e tij në listën shumëemërore të kandidatëve, pasi ishte i treti pas Genc Pollos dhe Astrit Veliajt. 

Pasi doli hapur në mbështetje të socialistëve në Berat, duke marrë pjesë edhe në mitingjet e të majtës atje - Lefter Maliqi u shpërblye nga Rama duke u emëruar në postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. 

Lefter Maliqi ka qenë deputet gjatë viteve 2009-2013 i zgjedhur me votat e Partisë Demokratike.


 

Të fundit