Flash News

E-TJERA

Nga vizitat te rrjetet sociale, Olesia Leço në “Elevate”: Gabimet e mirësjelljes që bëjmë pa e kuptuar

Nga vizitat te rrjetet sociale, Olesia Leço në

Gazetarja Olesia Leço ka ndarë pikëpamjet e saj mbi etikën dhe sjelljen në jetën e përditshme gjatë një interviste në emisionin “Elevate by Floriana”, duke theksuar se shumë rregulla të mirësjelljes kanë ndryshuar me ritmin e jetës moderne, por disa parime mbeten të pandryshuara.

Duke folur për fillesat e interesit të saj për etikën, Leço tha se dashuria për këtë fushë i ka lindur që në familje. Ajo tregoi se rrëfimet e gjyshes për kohët e vjetra dhe respekti për të bukurën kanë ndikuar në mënyrën se si e sheh sot etikën.

“Kam qenë gjithmonë e apasionuar pas etiketës dhe sjelljes së mirë. Fillesat i merr në familje. Mua më intrigonin rrëfimet e gjyshes, e cila ishte një grua që e donte shumë të bukurën. Edhe etiketa lidhet me të bukurën, sepse ta bën jetën më të bukur”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse është etike të shkosh për vizitë pa njoftuar, Leço u shpreh se kjo praktikë nuk konsiderohet më e pranueshme sot, për shkak të ritmit të shpejtë të jetës dhe angazhimeve të shumta.

“Nuk është më etike të vish pa njoftuar. Sot patjetër duhet njoftuar, sepse jeta është shumë më e shpejtë. Unë mendoj që është një impenjim dhe një kënaqësi e madhe që nëese unë të kam ftuar, unë do të impenjohem sepse dua të të mirëpres në formën që të të repsketoj, kështu që normale duhet të njoftosh”, tha gazetarja.

Ajo theksoi gjithashtu se sipas rregullave të etikës nuk është e përshtatshme të shkosh për vizitë duarbosh. Sipas saj, një dhuratë e vogël si lule, çokollata apo një verë është një gjest i mirë mirësjelljeje, por pa e vënë në siklet zonjën e shtëpisë.

“Jo nuk shkohet duarbosh. Çfardo lloj dhurate që keni menduar të çoni duhet të konsumohet. Unë mendoj që forma më e mirë për të çuar diçka janë lulet, por mos e teproni me disa tufa me lule që të vini në siklet të zonjën e shtëpisë. Ose çojani më përpara. Nëse kemi menduar të çojmë diçka janë ëmbëlsira të vogla çokollata, apo verëra, dhe këtu duhet të jeni në komunikim me zonjën e shtëpisë për menunë. Është etike, prandaj pyesim përpara”, u shpreh Leço.

Në intervistë, Leço u ndal edhe te sjellja në rrjetet sociale, duke theksuar se publikimi i fotove pa lejen e personave të tjerë nuk është etik, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët.

“Kjo nuk është absolutisht etike, sidomos kur nxjerrin fëmijët. Ka njerëz që këtë jetën që postojnë e kanë profesion, ndërsa ne njerëzit normal, unë postoj diçka që më duket interesante, por nuk mund të postoj jetën time, çfarë po ha, ku jam ulur. Ne jemi zhbirilues, komentues. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, sidomos me fëmijët”, tha gazetarja.

 

Të fundit