Flash News

E-TJERA

Nga Vlora në Kavajë për të vjedhur një televizor, arrestohet 47-vjeçari, për çfarë dyshohet

Nga Vlora në Kavajë për të vjedhur një televizor,

Policia e Kavajës ka arrestuar një 47-vjeçar me iniciale A.Sh, banues në Vlorë, pasi u kap duke vjedhur një televizori në një banesë.

Nga veprimet hetimore ai dyshohet se këto dy muajt e fundit ka bërë katër vjedhje të tjera në lagje të ndryshme të Kavajës.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit