Flash News

E-TJERA

Nga vrasja e 4 policëve tek ekzekutimi i biznesmenit, Apeli 'fundos' Dritan Dajtin

Nga vrasja e 4 policëve tek ekzekutimi i biznesmenit, Apeli

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës Elbasanit, e cila bashkoi dy dënimet ndaj Dritan Dajtit, me 25 dhe 23 vite në një të vetëm.

Si përfundim Dajti u dënua me 25 vite heqje lirie.

Dajti u dënua për vrasjen e 4 efektivëve  në 2009, për kapjen e tij në Durrës. Po kështu rezulton se Dajti është dënuar edhe për dy ngjarje, e para ka ndodhur në vitin 2004, me 20 vite burg për vrasjen e biznesmenit Agim Beqja.

Një vit më vonë gjatë procesit ndaj tij, ai u arratis nga ambientet e gjykatës së Tiranës, për këtë u dënua me 9 vite burg. 1 vit më vonë gjykata e Tiranës, pranoi bashkimin e dënimeve dhe vendosi për Dajtin 23 vite heqje lirie

Ai ka mohuar akuzat dhe pasi u dënua me burgim të përjetshëm një trup gjykuese e përbërë nga gjyqtarë apelesh në rrethe, ulën dënimin e tij në 25 vite burg.

Në atë kohë nisi një hetim për 3 nga 5 gjyqtarët që votuan pro uljes së dënimit, por me ngritjen e SPAK, ishte ky institucion që vendosi pushim të hetimeve.

 Gjithashtu Apeli i përgjithshëm ka rrezuar një kërkesë të Dajtit që kërkonte ulje dënimi me 45 ditë për periudhën  kohore 2019-2020.

Të fundit