Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ngacmimet seksuale në punë nuk denoncohen, mungon besimi te drejtësia

Gratë shqiptare që bien pre e ngacmimeve seksuale në vendin e punës zgjedhin të heshtin ose të largohen me dorëheqje në vend që t’i denoncojnë autorët, për shkak të mungesës së besimit te drejtësia dhe frikës nga paragjykimet.
Eleonora* ishte 26 vjeç dhe ekonomiste e re në një kompani ndërtimi në Tiranë kur u përball për herë të parë me ngacmime seksuale në vendin e punës. Autori i ngacmimit ishte shefi i saj 73 vjeçar.
“Përveç komplimenteve filloi të bënte sjellje të pahijshme. Sa herë kaloja pranë gjente arsye që të krijonte kontakt fizik. Më pas filloi të mbyllte dritaren, të mbyllte zyrën me çelës për të krijuar ambiente sa më intime,” kujton Eleonora, duke kërkuar që emri i saj të mbetet i fshehtë.
Në atë kohë, Eleonora ishte e martuar dhe me dy fëmijë, fakt i njohur edhe nga shefi i saj. Pas një periudhe të rëndë psikologjike dymujore, Eleonora u detyrua të jepte dorëheqjen.
“Nuk shkova as në zyrë për të lënë punën, sepse kisha frikë. Ja komunikova në kafe vendimin dhe me sa pashë, ishte e pritshme nga ana e tij,” shtoi ajo.
Eleonora zgjodhi të mos e denonconte rastin sepse, sikurse tha për Citizens Channel, ndjente një lloj detyrimi ndaj personit që e kishte referuar në atë punë. Por nëse do të kthehej pas në kohë, ajo thotë se do të duhej ta kishte denoncuar.
“Do të doja ta kisha denoncuar, sepse njerëz të tillë e meritojnë të marrin një mësim në mënyrë që mos ta përsëriste më me punonjëse të tjera,” thotë ajo.
Kodi Penal shqiptar e përkufizon ngacmimin seksual si kryerjen e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e personit, me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues – vepër penale kjo që dënohet me 1 deri në 5 vite burg.
Por pavarësisht nga parashikimet ligjore, shumica e grave që përballen me ngacmime seksuale në vendin e punës zgjedhin të heshtin dhe të mos denoncojnë.
Merita Poni, pedagoge e Universitetit të Tiranës dhe autore e studimit kombëtar “Ngacmimet seksuale në vendin e punës” nga organizata “Together for life” i tha Citizens se gratë dhe vajzat druhen që t’i denoncojnë ngacmimet seksuale nga frika e viktimizimit të dyfishtë.
“Nuk raportojnë sepse kanë frikë se viktimizohen më shumë ato për çka u ka ndodhur sesa ngacmuesi, për më tepër viktimat nuk kanë besim se do të marrin drejtësi me anë të ankesave apo denoncimeve,” tha Poni.
Frika për të denoncuar
Sipas studimit kombëtar “Ngacmimet seksuale në vendin e punës” nga organizata “Together for life”, rreth 60% e të anketuarve i konsiderojnë ngacmimet seksuale në vendin e punës si shqetësim serioz. Rreth 11% e të anketuarve thonë se në dy vitet e fundit kanë përjetuar një ngacmim seksual në vendin e punës, ndërsa 19% gjatë gjithë jetës së tyre. Por pavarësisht përhapjes së fenomenit, studimi thekson nivelin e ulët të denoncimeve.
Studimi thekson se 80% e viktimave të ngacmimit seksual në vendin e punës nuk kanë ngritur ankesë për arsye që listohen prej tyre si: kanë turp të raportojnë, nuk kanë besim se do gjejnë zgjidhje, kanë frikë nga paragjykimet dhe përgjimet etj.
Përmes një pyetësori të publikuar online, Citizens Channel kontaktoi me dhjetëra gra që ndanë detaje nga historitë e tyre të ngacmimeve seksuale, por asnjë prej tyre nuk e kishte denoncuar rastin.
Mbi 50% e të anketuarve thanë se kishin zgjedhur të mos denonconin, pasi nuk kishin besim te sistemi i drejtësisë; 25% se thjesht dhanë dorëheqjen, ndërsa 10% e lidhën mungesën e denoncimit me frikën e humbjes së vendit të punës.
Sa i përket formës së ngacmimeve, shumica thanë se kishin marrë mesazhe, komplimente apo fjalë të tepërta, ndërsa një grup më i vogël tha se ishte përballur me abuzim emocional dhe psikologjik apo me prekje fizike të padëshiruara. Vetëm në 1 rast, kërkimi i favoreve seksuale kishte qenë i drejtpërdrejtë.
Citizens i drejtoi një kërkesë Policisë së Shtetit, e cila konfirmoi se përpunon të dhëna statistikore për veprën penale “Ngacmimi seksual”, e parashikuar nga neni 108/a i K.Penal, por nuk disponon nënndarje të saj, pra specifikisht për ngacmimin seksual në vendin e punës. Pyetur sërish për numrin e përgjithshëm të ngacmimeve seksuale, Zyra për Shtyp e Policisë së Shtetit vonoi të jepte informacion pavarësisht zotimit se do të përcillte shifrat brenda ditës.
Për çështjet e pabarazisë, diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, punonjësit mund t’i drejtohen dy institucioneve kombëtare: Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) dhe Avokatit të Popullit (AP).
Gjatë katër muajve të parë të vitit 2024, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, KMD, ka marrë pjesë në shtatë procese gjyqësore të natyrës së ngacmimeve seksuale, ku në të gjitha rastet paditëset kanë qenë gra.
Nё gjashtë prej rasteve, KMD ёshtё thirrur si palё e tretё, nё gjykime ku ёshtё kërkuar konstatimi i diskriminimit drejtpёrdrejtё nё gjykatё dhe dëmshpërblimi pёr diskriminimin e pёsuar, ndërsa në 1 rast, KMD ka marrë pjesë si i paditur, për shkak se është kërkuar shfuqizimi i vendimit të mosdiskriminimit të KMD-së nga ankuesja.
“Ende vazhdojnë të jenë në nivel të ulët ankesat për shqetësim seksual në vendin e punës. Edhe pse ka një njohje më të thellë të ligjit për të denoncuar raste të tilla, shpesh ky denoncim nuk ndodh menjëherë, por është i vonuar dhe shpesh ka mungesë të provave për arsye të afatit kohor të vonuar të ankuesit në raportim,” thotë Bruna Menalla, koordinatore pranë zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit thanë se ata trajtojnë vetëm raste të ngacmimit seksual në administratën publike dhe jo sektorin privat. Për të rritur ndërgjegjësimin për këtë problematikë, ky institucion ka publikuar një manual orientues për administratën publike shqiptare.
*Emri është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e gruas.
/Citizens
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38