Flash News

E-TJERA

Ngacmoi seksualisht të miturën, dënohet me 7 vite burg ish-efektivi në Lezhë

Ngacmoi seksualisht të miturën, dënohet me 7 vite burg

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7 vite burg ish-efektivin e policisë së Lezhës Kol Kola, i arrestuar në muajin maj të vitit 2021 pasi ngacmoi seksualisht një të mitur 13 vjeçare.

Kol Kola u shpall fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe iu dha dënimi maksimal. Ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, për shkak se gjykata nuk gjeti elementë të veprës penale.

Ish-efektivi u arrestua në muajin maj pas denoncimit të vërë nga vajza 13-vjeçare.

Të fundit