Flash News

E-TJERA

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet

Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e të gjithë ngjarjes, ndërsa po merret në pyetje vajza e mitur.

Të fundit