Flash News

E-TJERA

Ngarkesa në dhomat e spitaleve, Manastirliu: Nuk është vlerësuar kështu nga ekspertët, 30% e kapaciteteve të lira

Ngarkesa në dhomat e spitaleve, Manastirliu: Nuk është

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli për situatën dhe ngarkesën në spitalet covid. E pyetur se pse nuk hapen spitalet e tjerë covid në mënyrë që të ulet numri i shtretërve në një dhomë, ajo tha se nuk është vlerësuar e arsyeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

"Spitalet janë të hapura, 30% e kapaciteteve janë të lira. Nuk ka hapje spitalesh me vullnetin e ministres, por nga nevoja si në rastin e spitalit covid 3. Në Komitetin e Ekspertëve kanë vlerësuar që aktualisht shtretërit janë brenda standardeve. Nëse ata sugjerojnë një shtrat për dhomë jemi gati ta vendosim këtë standard të ri", tha Manastirliu për 'Open'.

Të fundit