Flash News

E-TJERA

“Ngarkimi i SPAK, gabimi më i madh”, analistët komentojnë vettingun në politikë në ‘Politiko’: Basha i kapur mat  

“Ngarkimi i SPAK, gabimi më i madh”, analistët

Analistët kanë komentuar propozimin e PD për vettingun e politikanëve.

Të ftuar në emisionin ‘Politiko’ të Alfred Lelës në Top News, nisma e PD u komentua nga analistët Mentor Nazarko, Genc Burimi, gazetari Bledi Koka dhe eksperti Pano Soko.   

Bledi Koka: SPAK është institucion i reformës në drejtësi, dështimi më i madh, kjo që bën Basha është mekanizëm për të treguar se jam lider, që kam ide që dua ta shkund klasën politike , të japë një imazh të ri si do jetë politika.  

Basha nuk e ka me gjithë mend. Është gjetje për të justifikuar nëse do tja japë votën LSI për zgjatjen e mandatave të vettingut.

Në kushtetutë parashikohet se mbarimi e mandatit e bën KLGJ dhe KLP, institucione që funksionojnë.

Kjo ndodh që kom vettingu kontrollohet nga Rama, me këtë mban reformën në drejtësi nën presion.

Basha i ka futur si element për të justifikuar urdhrin e radhës nga SHBA. Për të treguar një lloj force dhe presioni. Nuk besoj se njerëz që janë të akuzuar më shumë se një herë për korrupsion do dalë për të pastruar politikën shqiptare.

Mentor Nazarko: Basha do të rindërtojë imazhin e vet. Përfshin si aktor të tranzicionit Berishën dhe Ramën. Thotë do ti jap fund tranizioncit se jam më i ri se ata. Do të krijojë ide edhe për elektoratin. Nga pikëpamja juridike është invazive. Për politikanët e bëjnë të pamundur mekanizmat që përdoren për gjyqtarët. Do të japë idenë se është koherent me ligjin e dekriminalizimti. Basha do të japë përshtypjen se nuk prekem nga kjo gjë.

Pano Soko: Ka një paradoks, për të luftuar paligjshmërinë është kodi penal. Ne korrigjomë sistemin e ligjshëm, kjo përbën absurd. Nuk jam kundër vettingut, por modeli i propozuar për mënyrën si është gjetur zgjidhja. Ngarkimi i SPAK është gabimi më i madh. Kemi ILDKPI, atyre duhet të rregullohet funksionimi i institucionit.

Genc Burimi: Është për të fshehur atë që do bëjë Bashën për zgjatjen e mandateve të komisioneve të vettingut. E sjell si propozim për një lloj kamuflimi dhe i intereson SHBA dhe Ramës. Basha duket se është kapur mat.  

 

Të fundit