Flash News

E-TJERA

Ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, 'The Telegraph': Liderët evropianë tallën Trump-in

Ngatërroi Shqipërinë me  Armeninë, 'The

Mediat e huaja vazhdojnë t'i bëjnë jehonë talljes që kryeministri Edi Rama dhe presidentët Emmanuel Macron dhe Ilham Aliyev, i bënë deklaratave të Donald Trump lidhur me ngatërresën e përsëritur mbi një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke dashur të thotë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Liderët evropianë tallin Trump-in për ngatërrimin mes Shqipërisë dhe Armenisë. Kryeministri shqiptar shihet duke ngacmuar Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit në samit”-shkruan media britanike.

Gjatë një takimi të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë të enjten, me dorën mbi supin e Macron-it, Rama u filomua duke thënë: “Duhet të na kërkosh falje… sepse nuk na uruat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.”

Aliyev qeshi, ndërsa Macron buzëqeshi dhe tha: “Më vjen keq për këtë.”

“Presidenti amerikan i ka ngatërruar disa herë emrat e shteteve gjatë diskutimeve për përpjekjet e tij për të zgjidhur tensionet e thella mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe kjo është kthyer në një burim humori mes liderëve botërorë.

Në fakt, presidenti amerikan ndërmjetësoi një marrëveshje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në Shtëpinë e Bardhë në gusht, ku të dy liderët u zotuan të respektojnë integritetin territorial të njëri-tjetrit dhe të përmbyllin një konflikt që zgjati gati katër dekada. Megjithatë, që atëherë, Trump vazhdon t’i ngatërrojë të dy vendet, të cilat fillojnë me shkronjën “A””-thuhet më tej në artikull.

Të fundit