Flash News

E-TJERA

‘Ngec’ në rrjetën e Vetting-ut, KPK shkarkon prokurorin e Vlorës Erion Çelaj

‘Ngec’ në rrjetën e Vetting-ut, KPK shkarkon prokurorin e

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Erion Çelaj pas problemeve që iu konstatuan me pasurinë gjatë procesit të Vetting-ut.

KPK-ja konstatoi probleme me pasurinë e prokurorit të Vlorës. Çelaj posedonte një apartament të bleër ënë vitin 2012 me vlerë 48 mijë euro, të cilin pretendonte se kishte marrë dhuratë nga vjehrri i tij.

“Deklarohej se apartamenti është përfituar nga vjehrri dhe se kjo është ezauruar në vitin 2007 kur është bërë marrëveshja. Nuk kam asnjë kontribut dhe e ftoj Komisonin ta vlerësojë me objektivitet këtë çështje,” tha Çelaj.

Komisioni konstatoi gjithashtu pamundësi financiare për krijimin e një depozite 100 mijë lekë në vitin 2009 si dhe mungesë financiare në blerjen e dy automjeteve.

Të fundit