Flash News

E-TJERA

Ngeci në dritaren e katit të 5-të, shpëtohet 5-vjeçari në Lushnje

Ngeci në dritaren e katit të 5-të, shpëtohet

Një i mitur është shpëtuar nga policia pasi kishte ngecur në parvazin e dritares.

Ky i fundit, kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, e cila ndodhet në katin e 5-të. Ngjarja ka ndodhur në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne dhomë me të miturin. Forcat e policisë kanë bërë të mundur shpëtimin e të miturit. 

Shërbimet e Policisë shpëtojnë një fëmijë 5 vjeç që rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit. Rreth orës 13:00, në sallën operative, ka telefonuar një qytetar për të kërkuar ndihmë, pasi në lagjen "Skënder Libohova", Lushnjë, një fëmijë po rrezikonte të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.

Menjëherë pas telefonatës, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është shpëtuar fëmija 5 vjeç që kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë. Familjarët e të miturit kanë falënderuar Policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë”, njofton policia.

 

Të fundit