Flash News

E-TJERA

Ngërçi mes bashkisë dhe Landfillit të Sharrës, Shijaku ‘pushtohet’ nga plehrat

Ngërçi mes bashkisë dhe Landfillit të Sharrës,

Prej ditësh, Shijaku po përballet me një fenomen shqetësues pasi është ‘pushtuar’ nga mbeturinat.

Që prej datës 17 gusht, mbetjet urbane nuk janë pastruar duke krijuar një situatë problematike për banorët e zonës.

Për pasojë, një pjesë e plehrave janë djegur në zona të paligjshme, ndërsa autoritetet lokale deri tani nuk kanë marrë asnjë masë.

Ngërçi mes bashkisë dhe Landfillit të Sharrës,

Mësohet se kjo situatë ka ardhur pasi bashkia e Shijakut nuk ka një marrëveshje me Landfillin e Sharrës. Sipas News 24, Bashkia ka sqaruar se për të krijuar një marrëveshje të re ka disa procedura që marrin kohë dhe duan disa ditë.

Nga ana tjetër burime nga landifillin e Sharrës deklarojnë se marrëveshja është gati por nuk është firmosur nga bashkia. 

Të fundit